RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Avion i Forcave Ajrore të Kolumbisë rrëzohet me deri në 100 trupa në bord

avion-i-forcave-ajrore-te-kolumbise-rrezohet-me-deri-ne-100-trupa-ne-bord

Një avion i Forcave Ajrore të Kolumbisë është rrëzuar në mëngjes në Puerto Leguizamo, në Kolumbinë rurale jugore, transmeton Anadolu.

Qeveria kolumbiane nuk ka dhënë ende një numër zyrtar të të plagosurve apo nëse ka viktima. Megjithatë, ministri i Mbrojtjes, Pedro Sanchez, tha se avioni Hercules transportonte dy toga ushtarësh, duke e vendosur numrin e pasagjerëve mes 60 dhe 100 trupave.

Sipas shefit të ushtrisë, një operacion tashmë është në zhvillim në zonë për të ndihmuar të plagosurit.

“Me dhimbje të thellë njoftoj se një avion Hercules i Forcave Ajrore tona pësoi një aksident tragjik gjatë ngritjes nga Puerto Leguizamo (Putumayo) teksa transportonte trupa”, shkroi Sanchez në rrjetin social amerikan X.

Ndërkohë që autoritetet janë mobilizuar për t’iu përgjigjur aksidentit dhe për të përcaktuar shkaqet e rrëzimit, Ministria e Mbrojtjes ka aktivizuar të gjitha protokollet për të ofruar ndihmë për viktimat dhe familjet e tyre.

“Shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta për familjet e të prekurve dhe, në respekt të dhimbjes së tyre, bëj thirrje të shmanget spekulimi deri në publikimin e informacionit zyrtar”, shtoi ai.

Related posts

Mbi 100 palestinezë u vranë në sulmin izraelit me raketa në kampin e refugjatëve Jabalia në Gaza

admin

Johnson siguron Zelenskyn: Mbështetja për Ukrainën do të vazhdoje dhe pse unë s’do të jem kryeministër

admin

OKB: Dallimi mes dhunës së kolonëve dhe dhunës së shtetit po “ngushtohet” në Bregun Perëndimor

Kushtrim Guraj