RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Të shtëna me armë në Prishtinë, plagoset një person

te-shtena-me-arme-ne-prishtine,-plagoset-nje-person

Një person ka mbetur i plagosur si pasojë e të shtënave me armë zjarri që kanë ndodhur rreth orës 21:00 në rrugën “B” në Prishtinë.

Lajmin për tëvë1.info e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ajo ka bërë të ditur se i plagosuri është dërguar për trajtim mjekësor, ndërsa personi i dyshuar, i identifikuar tashmë, është në kërkim.

“Rreth orës 21:00 kemi marrë informatën për të shtëna me armë zjarri në rrugën ‘B’ në Prishtinë. Njësitet policore menjëherë kanë dalë në vendngjarje dhe kanë raportuar se një person është plagosur. Aktualisht po vazhdon hetimi për zbardhjen e rastit, ndërsa personi i dyshuar, i cili tashmë është identifikuar, është në kërkim,” ka thënë Ahmeti.

Related posts

Azerbajxhani dënon ‘përpjekjet e Armenisë për të manipuluar’ situatën e Karabakut

Muhamet Ramadani

“Hajde se do ta vras”- Qëlloi për vdekje ish-gruan brenda mjetit, si babai mbajti peng vajzën dhe shantazhoi viktimën me jetën e 13-vjeçares! E mitura u shpëtua nga fqinja e tyre

admin

Ugandë, 25 nxënës u vranë në një sulm terrorist në një shkollë

Muhamet Ramadani