RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

LDK pas vendimit të Speciales: Asnjë aktgjykim nuk mund ta zhbëjë të vërtetën historike të luftës në Kosovë

ldk-pas-vendimit-te-speciales:-asnje-aktgjykim-nuk-mund-ta-zhbeje-te-verteten-historike-te-luftes-ne-kosove

Lidhja Demokratike e Kosovës ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Speciale në Hagë, në të cilin u dënuan ish-krerët e UÇK-së.

Në një reagim, LDK-ja tha se asnjë aktgjykim nuk mund ta zhbëjë të vërtetën historike të Kosovës.

“Asnjë aktgjykim, as ky i sotmi, nuk mund ta zhbëjë të vërtetën historike të luftës në Kosovë. Regjimi i Serbisë ushtroi gjenocid e krime kundër njerëzimit; zhvilloi një fushatë të egër terrori dhe spastrimi etnik në Kosovë; masakroi civilë të pafajshëm, vrau fëmijë, gra e të moshuar, ushtroi dhunë, dëboi me forcë popullsinë dhe dogji e shkatërroi fshatra e qytete të tëra. Këto krime ishin sistematike, pasojat e të cilave rëndojnë edhe sot mbi mijëra familje. Përballë kësaj egërsie, populli i Kosovës luftoi për mbijetesë dhe liri”, thuhet në reagimin e LDK-së.

Tutje, LDK-ja u bëri thirrje qytetarëve për qetësi dhe maturi.

Related posts

Shefi i policisë iraniane: Irani ka arrestuar 6.000 persona lidhur me protestat antiqeveritare në janar

RTI

BE-ja publikon agjendën, takimi trepalësh nis në ora 18:00

admin

Sulmet izraelite në Gaza, vriten tre djemtë e liderit të Hamasit

admin