RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Banka Botërore: Humbja financiare e Libanit tejkalon 72 miliardë dollarë

banka-boterore:-humbja-financiare-e-libanit-tejkalon-72-miliarde-dollare

Banka Botërore ka njoftuar se humbja financiare e Libanit në krizën ekonomike tejkaloi 72 miliardë dollarë, që është ekuivalente me tre herë të produktit të brendshëm bruto të vendit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Observatori ekonomik i Libanit në Bankën Botërore ka publikuar raportin financiar të Libanit të stinës së dimrit të vitit 2022.

Raporti i referohet bilancit të krizës së thellë ekonomike që ka kapluar Libanin.

“Banka Botërore beson se humbja financiare i kalon 72 miliardë dollarë dhe kjo shifër është tre herë më e lartë se produkti i brendshëm bruto i Libanit në vitin 2021”, thuhet në raport.

Duke theksuar se nuk ka burime publike ose instrumente financiare për të mbuluar humbjen financiare në rritje në vend, raporti thekson se “e vetmja mundësi reale për Libanin është të anulojë modelin aktual të zhvillimit të paqëndrueshëm”.

Drejtori Rajonal i Bankës Botërore, Jean-Christophe Carret, tha se Libani duhet urgjentisht të miratojë një zgjidhje gjithëpërfshirëse dhe të drejtë për ta vendosur ekonominë në rrugën e rimëkëmbjes dhe për të rivendosur stabilitetin në sektorin financiar.

Në raport nuk ka të dhëna se sa vite ose çfarë periudhe kohore mbulon humbja financiare.

– Kriza ekonomike në Liban

Libani po përjeton një krizë të rëndë ekonomike, veçanërisht që nga viti 2019.

Pas krizës ekonomike, Banka Qendrore e Libanit ngriu të gjitha llogaritë e depozitave në valutë të huaj në vend për të parandaluar shkrirjen e rezervave valutore.

Autoritetet e vendit nga viti 2020 nisën negociatat me Fondin Monetar Ndërkombëtar (FMN) për të dalë nga kriza ekonomike dhe më 8 prill të vitit 2022 arritën një marrëveshje paraprake për një kredi të kushtëzuar prej 3 miliardë dollarësh.

Nga ana tjetër, qeveria e Libanit nuk ka mundur të zbatojë ende reformat rrënjësore ekonomike të kërkuara nga FMN-ja, përveç miratimit të buxhetit.

Related posts

Erion Veliaj kryebashkiaku i Tiranës paraqitet sot në Prokurorinë e Posaçme

RTI

Kryeministri britanik vizitë të papritur në Ukrainë në Ditën e Pavarësisë

admin

Gjysmë shekulli, Irlanda shënon 50 vjetorin e anëtarësimit në BE 

admin