RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Azerbaixhani do të jetë i sigurt edhe nëse nuk do të ketë traktat paqeje me Armeninë

azerbaixhani-do-te-jete-i-sigurt-edhe-nese-nuk-do-te-kete-traktat-paqeje-me-armenine

Presidenti i Azerbaixhanit president Ilham Aliyev u përpoq të siguronte vendin edhe nëse nuk arrihet iniciativa e traktatit afatgjatë të paqes me fqinjin Armeninë për rajonin e luftuar të Nagorno Karabak.

Më herët liderët e Armenisë e Azerbaixhanit thanë se po avanconin drejt normalizimit të marrëdhënieve në një raund bisedimesh në Moskë.

Një tjetër takim është caktuar mes liderëve Pashinian e Aliyev më 1 qershor në Moldavi, ku pritet të përfshihet dhe presidenti francez Emmanuel Macron dhe kancelari gjerman Olaf Scholz.

Aliyev, shtonte: “Ne jemi një vend i fortë dhe do të kemi një pozitë të fortë në tryezën e negociatave, edhe nëse nuk nënshkruhet marrëveshja do të jetojmë të sigurt”.

“Armenia e ka njohur tashmë integritetin tonë territorial, dhe nuk mbeten pengesa të mëdha për traktatin e paqes, prandaj jam i sigurt që Armenia do të nënshkruajë nëse nuk ndryshon pozitën e saj.”

Më herët Aliyev thoshte:

“Ne besojmë se nënshkrimi i traktatit do të ndodhë dhe po bëjmë të gjitha përpjekjet për marrëveshjen, e cila duhet të bazohet në normat e parimet ndërkombëtare”.

Related posts

Spiropali nis vizitën zyrtare në Kosovë, pritet nga Konjufca

Hevzi

Uria thellohet në Gaza, mijëra të zhvendosur presin në radhë për një vakt të vetëm ditor

Kushtrim Guraj

Kryeministrja italiane i quan “të papranueshme” deklaratat e Trumpit ndaj Papës

Muhamet Ramadani