RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Greqi – Zgjedhjet e reja parlamentare më 25 qershor

greqi-–-zgjedhjet-e-reja-parlamentare-me-25-qershor

Greqia do të zhvillojë zgjedhjet e reja parlamentare më 25 qershor pas dështimit për të formuar një qeveri pas votimit të 21 majit.

Partia konservatore “Demokracia e Re” e kryeministrit Kyriakos Mitsotakis doli fituese në raundin e parë me 40,8% të votave.

Partia më e madhe opozitare, partia e krahut të majtë “Syriza” e ish-kryeministrit Alexis Tsipras, pati mbështetjen më të ulët me 10 pikë përqindjeje, në rreth 20%.

Socialdemokratët e (PASOK) dolën në vendin e tretë me rreth 11,5%, ndërsa Partia Komuniste fitoi 7,2% dhe populistja e djathtë “Elliniki Lysi” (Zgjidhja Greke) 4,5%.

Një koalicion i madh midis ND dhe Syriza u konsiderua i pamundur për arsye politike.

As palët e tjera nuk gjetën gjuhë të përbashkët. Për më tepër, kryeministri Kyriakos Mitsotakis njoftoi synimin e tij për të qeverisur i vetëm. /atsh

Related posts

Familjarët e 26 vjeçarit që vdiq nga aksidenti në Prishtinë i falin gjakun familjes së shoferes

admin

E rëndë në Kosovë/ Një 13-vjeçare dyshohet se u ngacmua seksualisht nga mësuesi në ambientet e shkollës

admin

SHBA-ja ka vendosur dhjetëra avionë luftarakë në bazat e saj në Lindjen e Mesme në 48 orët e fundit

Irfan Jahiu