RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Azerbajxhani: Armenia shkel marrëveshjen trepalëshe

azerbajxhani:-armenia-shkel-marreveshjen-trepaleshe

Ministria azerbajxhanase reagoi pasi forca të armatosura ilegale armene hapën zjarr mbi pozicionet e Azerbajxhanit në drejtim të rajonit Lachin si pasojë u martirizua një ushtar azerbajxhanas

Ministria e Punëve të Jashtme e Azerbajxhanit ka bërë të ditur se Armenia ka shkelur rëndë marrëveshjen e arritur pas Luftës së Dytë të Karabakut nga liderët e Rusisë, Azerbajxhanit dhe Armenisë dhe se ajo dëmton përpjekjet për normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve, transmeton Anadolu Agency (AA).

Ministria azerbajxhanase reagoi pasi forca të armatosura ilegale armene hapën zjarr mbi pozicionet e Azerbajxhanit në drejtim të rajonit Lachin si pasojë u martirizua një ushtar azerbajxhanas.

Në njoftim thuhet se ngjarja e përgjakshme e ndodhur sot tregoi edhe një herë se Armenia ka shkelur rëndë deklaratën trepalëshe të nënshkruar më 10 nëntor të vitit 2020 nga liderët e Rusisë, Azerbajxhanit dhe Armenisë dhe se ka dëmtuar përpjekjet për normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve.

Në njoftim theksohet se kjo është një tregues edhe i mungesës së respektit të Armenisë ndaj përpjekjeve të ndërmjetësuesve ndërkombëtarë.

“E gjithë përgjegjësia e ngjarjes së ndodhur në territoret e Azerbajxhanit i përket liderëve politik dhe ushtarak të Armenisë, e cila nuk ka tërhequr ende grupet e saj të armatosura ilegale nga territoret e shtetit fqinj. Azerbajxhani edhe pas kësaj do të vazhdojë të gjitha masat e përshtatshme për të garantuar sigurinë e territoreve dhe për të siguruar integritetin e kufijve të tij”, tha ministria.

Këtë mëngjes forcat ilegale armene në Karabak, që ndodhen në rajonet ku janë të pozicionuar në mënyrë të përkohshme elementët rusë, hapën zjarr intensiv ndaj pozicioneve të Azerbajxhanit në rajonin Lachin dhe si pasojë u martirizua një ushtar nga ushtria e Azerbajxhanit. /aa

Related posts

Kurti i përgjigjet Vuçiqit: Unë jam kryeministër i shpresës, ti je president i dhunës e frikës

admin

Turqia përkujton 50-vjetorin e Operacionit të Paqes në Qipro

admin

Netanyahu: Do të fillojmë ofensivën tokësore në Rafah pavarësisht presionit ndërkombëtar

RTI