RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Kurti i përgjigjet Vuçiqit: Unë jam kryeministër i shpresës, ti je president i dhunës e frikës

kurti-i-pergjigjet-vuciqit:-une-jam-kryeminister-i-shpreses,-ti-je-president-i-dhunes-e-frikes

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti i është përgjigjur presidentit të Serbisë, Aleksander Vuçiq i cili dje në një deklaratë skandaloze tha se po përgatitet vrasja e serbëve në Kosovë.

Kurti sot para mediave tha se Vuçiq është president i dhunës dhe frikës, shkruan lajmi.net.

Ai tutje shtoi se kur në Serbi flasin për dhunë e vrasje, ata flasin për vete dhe jo për Kosovën.

“Unë jam kryeministër i shpresës dhe progresit. Ndërsa në Serbi kemi një president të dhunës dhe frikës dhe të kërcënimit. Kur ata flasin për dhunë, vrasje, flasin për vete. Flasin për imagjinatën, mendimet e tyre, nuk flasin për Republikën tonë. Për të flasin Qeveria e Republikës së Kosovës”, tha kryeministri.

“Dita e 1 gushtit do të shkonte tërësisht paqësore, mirëpo më 31 korrik u ngritën ato barrikada prej njerëzve që kishin nxitur strukturat ilegale që u bënë banda kriminale. Ata janë duke folur për vete, jo për neve. Ne jemi për paqe, për siguri afatgjatë. Progresi në Kosovë duhet të mbrohet”, tha Kurti.

Related posts

Vrasja e 18 vjeçarit në Podujevë, nga një muaj paraburgim për dy të dyshuarit

admin

Ministri iz’raelit: Është “e justifikuar dhe morale” të parandalohet dërgimi i ndihmave humanitare në Ga’za

Muhamet Ramadani

Fëmijët që u torturuan në burg nga organizata terroriste YPG flasin për AA-në

Irfan Jahiu