RTV AHIRETI
Lajme

Azerbajxhani dërgon ndihma për armenët në Karabak

azerbajxhani-dergon-ndihma-per-armenet-ne-karabak

Ministria e Situatave të Jashtëzakonshme e Azerbajxhanit ka nisur drejt Karabakut automjetet e ngarkuara me produkte të ndihmës humanitare, për të plotësuar nevojat urgjente të armenëve në këtë rajon.

Në bisedimet që u mbajtën dje në qytetin Yevlah të Azerbajxhanit mes zyrtarëve azerbajxhanas dhe përfaqësuesve armenë në Karabak, në rend dite erdhi edhe çështja e ndihmës humanitare.

Përfaqësuesit e popullatës armene kërkuan nga Azerbajxhani përmbushjen e nevojave urgjente të armenëve në rajon.

Në kuadër të kësaj kërkese drejt qytetit Aghdam u nisën 2 maune dhe 2 kamionë që transportojnë ndihma humanitare të përgatitura nga Ministria e Situatave të Jashtëzakonshme e Azerbajxhanit.

Automjetet, krahas 40 tonë produkteve ushqimore dhe të higjienës, transportojnë edhe bukë dhe pasi të kalojnë nga Aghdam do të mbërrijnë në qytetin Khankendi ku jetojnë armenët dhe ndihmat do t’u shpërndahen personave në nevojë.

 

Drejtori i rajonit Karabak i Ministrisë së Situatave të Jashtëzakonshme të Azerbajxhanit, Mirali Feyzivey, në një deklaratë për gazetarët tha se do të vazhdojnë ndihmat humanitare për plotësimin e nevojave të popullatës armene në Karabak.

Related posts

Vrasje, konflikt i armatosur në mes të Prishtinës dhe…/ Analiza: Cilët janë faktorët që po kontribuojnë në përplasjet e armatosura dhe si parandalohet ajo

admin

Zvicër – Çmimi i energjisë elektrike pritet të rritet me 27% vitin e ardhshëm

admin

Maturantët serbë në Mitrovicë dëgjohen duke thirrur “Kosova është zemër e Serbisë”

Irfan Jahiu