RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe BotëTurqi

Azerbajxhani do nisë dy avionë me ndihma për Turqinë, në njërin një spital fushor të pajisur plotësisht

azerbajxhani-do-nise-dy-avione-me-ndihma-per-turqine,-ne-njerin-nje-spital-fushor-te-pajisur-plotesisht

Pas tërmeteve me magnitudë 7.7 dhe 7.6 ballë që ndodhën në Kahramanmaraş dhe prekën 10 provinca, Azerbajxhani ka njoftuar se do të dërgojë 2 avionë me ndihma humanitare në Turqi.

Njëri prej avionëve ka gjithashtu një spital fushor të pajisur plotësisht.

Në deklaratën e bërë nga Ministria e Situatave Emergjente të Azerbajxhanit, raportohet se 2 avionë me materiale ndihme humanitare do të nisen për në Turqi sa më shpejt me udhëzimin e presidentit Ilham Aliyev.

Njëri prej avionëve ka një spital fushor të pajisur plotësisht. Mjekët nga Azerbajxhani do të punojnë në spitalin që do të vendoset në një nga zonat e tërmetit.

Në avionin tjetër ka materiale si tenda, batanije dhe ngrohës.

Azerbajxhani ka dërguar 420 personel mjekësor dhe ekspertë në Turqi për të marrë pjesë në përpjekjet e kërkim-shpëtimit. /ora

Related posts

Nuk ndalet Shqipëria: Rritë ndjeshëm ushtrinë

rezart morina

“Sulmi i Iranit u paralajmërua”- Ilda Zhulali: Është një kujtesë se me çfarë do të duhet të përballet Izraeli çdo ditë nëse…

admin

Presidenti Erdoğan nesër do të takohet në Soçi me presidentin rus Putin

rezart morina