RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Azerbajxhani konfirmon 12 miliardë metra kub gaz për BE në 2023

azerbajxhani-konfirmon-12-miliarde-metra-kub-gaz-per-be-ne-2023

Azerbajxhani ka konfirmuar dërgimin e rreth 12 miliardë metra kub gaz në BE këtë vit, pas një marrëveshjeje të nënshkruar verën e kaluar.

“Azerbajxhani do të eksportojë një total prej 24 miliardë metra kub gaz në vitin 2023, ku gjysma e tij do të dërgohet në Evropë”, deklaroi të martën presidenti Ilham Aliyev.

Deri më tani, ne terma vjetore, janë dorëzuar rreth 8.1 miliardë metra kub gaz.

Korrikun e kaluar, presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen dhe Aliyev nënshkruan deklaratën e qëllimit, në mënyrë që BE-ja të hiqte dore nga varësia e saj nga gazi rus, në kuadër të pushtimit të Ukrainës.

Duke filluar nga viti 2027, do të transportohen të paktën 20 miliardë metra kub çdo vit.

Megjithatë, në funksion të udhëheqjes politike autoritare të Azerbajxhanit dhe sulmeve ndaj Armenisë fqinje vjeshtën e kaluar, ndër të tjera, pati edhe kritika pas marrëveshjes.

Sipas Aliyev, Azerbajxhani eksportoi gjithsej 22 miliardë metra kub gaz jashtë vendit vitin e kaluar. Në të njëjtën kohë, vendi i tij importoi 200-300 milion metra kub nga kompania shtetërore ruse “Gazprom” për nevojat e veta. /atsh

Related posts

Kongresi amerikan miraton projektligjin që mund të ndalojë TikTok! Kompania kineze, 6 muaj kohë për të shitur rrjetin social, çfarë pritet të ndodhë

admin

Ministri i Jashtëm turk diskuton me homologun italian mbi konfliktin në Lindjen e Mesme

Hevzi

Zelensky u lutet aleatëve për më shumë armë: Rusët duhet të zgjedhin mes “paqes dhe Putinit”

admin