RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Baerbock: COP27 t’i japë fund varësisë nga qymyri, nafta dhe gazi

baerbock:-cop27-t’i-jape-fund-varesise-nga-qymyri,-nafta-dhe-gazi

Ia vlen të luftohet për kufizimin e ngrohjes globale, deklaroi të mërkuren ministrja e Jashtme gjermane, Annalena Baerbock në bisedimet e klimës në OKB.

“Samiti i klimës COP27 duhet të shënojë një pikë kthese në përpjekjet e botës për t’i dhënë fund varësisë nga qymyri, nafta dhe gazi”, tha Baerbock.

“Bëhet fjalë për lirinë e brezave të ardhshëm”, tha Baerbock.

Konferenca dyjavore në Egjipt, me pjesëmarrjen e rreth 34 000 personave pritet të përfundojë të premten.

“Për fat të keq, ne nuk jemi ende aty ku kërkojmë të jemi”, tha ajo.

Një nga mosmarrëveshjet ishin kërkesat për kompensim nga vendet në Afrikë, Azi dhe Amerikën Latine. Ata duan që vendet e pasura të kompensojnë humbjet e tyre, përmes një fondi shtesë, pas thatësirave, përmbytjeve ose stuhive që po bëhen më të shpeshta për shkak të ngrohjes globale.

“Me të drejtë, vendet e prekura, të cilat nuk mund të bëjnë asgjë për të frenuar emetimet e CO2 të vendeve të industrializuara si Gjermania, po kërkojnë sigurim kundër dëmeve dhe humbjeve të shkaktuara nga ndryshimet klimatike”, tha Baerbock.

Në deklaratën e tyre përfundimtare, udhëheqësit e G20-ës urdhëruan ministrat e tyre në COP27 të rrisin urgjentisht ambiciet e tyre në fushat e veprimit klimatik, përshtatjes, financimit dhe gjithashtu humbjes dhe dëmtimit.

G20 është përgjegjëse për rreth 80% të gazeve serrë në botë që dëmtojnë klimën. /atsh

Related posts

Eskalon situata në Serbi, protestuesit tentojnë të futen në ndërtesën e Kuvendit

rezart morina

Kina: Nuk përjashtohet një marrje me forcë e Tajvanit

admin

Grupi mysliman parashtron padi për t’i dhënë fund listës sekrete të FBI-së

rezart morina