RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe BotëSport

Provokimi me “pushkë” në fushë: futbollisti izraelit ndëshkohet me karton të kuq

provokimi-me-“pushke”-ne-fushe:-futbollisti-izraelit-ndeshkohet-me-karton-te-kuq

Abu Farkhi përdori flamurin e qoshes, gjesti nxiti reagimin e menjëhershëm të arbitrit

Në fakt, është një gjest i bërë me mijëra herë nga lojtarë të ndryshëm. Por në rastin e kombëtares izraelite të futbollit është marrë me të drejtë si një provokim i përshtirë, duke pasur parasysh çfarë ka bërë dhe vazhdon të bëjë ushtria izraelite në Gaza dhe Bregun Perëndimor.

Në një kohë kur vëmendja ndërkombëtare është e përqendruar te bilanci i rëndë i konfliktit dhe vuajtjet e civilëve, përdorimi i simboleve që asocojne me armët në fushën e lojës, kalon çdo kufi të etikës sportive.

Sulmuesi Anis Abu Farkhi përjetoi një mori emocionesh në vetëm katër minuta gjatë ndeshjes kundër Austrisë në Ligën e Kombeve.

Pasi mori kartonin e tij të parë të verdhë në minutën e 52-të, lojtari i Colorado Rapids arriti të barazonte shifrat vetëm tre minuta më vonë. Mirëpo, gëzimi i golit u kthye menjëherë në një skenë polemikash.

Abu Farkhi shkoi drejt këndit të fushës, rrëmbeu flamurin e qoshes dhe e përdori atë si një armë të improvizuar, duke imituar të shtënat me pushkë drejt spektatorëve.

Arbitri i takimit nuk hezitoi për asnjë moment dhe i tregoi menjëherë kartonin e dytë të verdhë, duke e përjashtuar nga loja. Ky veprim provokues jo vetëm që u ndëshkua sipas rregullave të lojës së ndershme, por solli edhe pasoja direkte për ecurinë e ekipit të tij në fushë.

Të mbetur me dhjetë lojtarë, izraelitët nuk arritën të përballonin presionin e vendasve, duke pësuar dy gola në minutat e fundit të ndeshjes dhe duke e mbyllur takimin me humbjen 3-1.

Sjellja e lojtarëve izraelitë në arenën ndërkombëtare ka nxitur shpesh reagime për shkak të tensioneve dhe provokimeve të përsëritura brenda e jashtë fushës.

Një atmosferë e ngjashme me me debate dhe tensione u rezonua edhe në miqësoren e qershorit të këtij viti në Tiranë ndaj kombëtares shqiptare.

Sjellja e ekipit mik gjatë asaj sfide nxiti reagime negative si te futbollistët në fushë, ashtu edhe te numri i kufizuar i tifozëve të pranishëm në shkallët e stadiumit. /tesheshi

Related posts

Hamza zbulon ofertën e Kurtit për PDK-në: Qëndroni në sallë, merreni kryetarin e Kuvendit

Muhamet Ramadani

Prokuroria Speciale ngre aktakuzë kundër dy serbëve, dyshohen për krime lufte kundër popullsisë civile në Istog

admin

Dy vajza bien nga kati i katërt i një ndërtese në Ferizaj, njëra humb jetën

admin