RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Baerbock: OKB-ja ka nevojë për një ‘përmirësim’

baerbock:-okb-ja-ka-nevoje-per-nje-‘permiresim’

Ministrja e Jashtme gjermane Annalena Baerbock i bëri thirrje sot komunitetit ndërkombëtar për të ndërmarrë reforma të gjera në Kombet e Bashkuara, duke shtuar se organi botëror ka nevojë për një “përmirësim”.

“Është e qartë se për të vazhduar përmbushjen e misionit të saj për gjeneratat e ardhshme, Kombet e Bashkuara kanë nevojë për një përmirësim”, tha Baerbock në një takim përgatitor për Samitin e ardhshëm të OKB-së të planifikuar në shtator 2024.

Sekretari i përgjithshëm i OKB-së, António Guterres tha se lëvizja drejt një bote shumëpolare mund të përbëjë rreziqe të konsiderueshme dhe të çojë në tensione më të larta gjeostrategjike, konkurrencë të pakontrolluar dhe fragmentime të tjera.

“Samiti i së ardhmes ishte një mundësi unike për të sjellë institucionet shumëpalëshe të vjetruara në përputhje me botën bashkëkohore”, tha ai.

Guterres i dha përfaqësueses së përhershme të Gjermanisë në Kombet e Bashkuara, Antje Leendertse, detyrën e planifikimit të Samitit të Ardhshëm, i cili do të vendosë themelet për një riorientim gjithëpërfshirës të OKB-së, në fund të vitit 2024. /atsh

Related posts

Dështon të nis gjykimi ndaj të akuzuarit për përfshirje në rastin e vrasjes së Oliver Ivanoviqit

Muhamet Ramadani

Policia e Qipros Veriore: 8 oficerë u plagosën pasi paqeruajtësit e OKB-së ndërhynë në punimet rrugore

admin

Përfundon takimi me Vuçiç, O’Brien nga Beogradi: Shpresojmë se do të bëhet gjithçka që të themelohet Asociacioni

admin