RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

“Ballkani i Hapur” këto janë 4 marrëveshjet e reja që u nënshkruan në Beograd

“ballkani-i-hapur”-keto-jane-4-marreveshjet-e-reja-qe-u-nenshkruan-ne-beograd

Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Serbia kanë firmosur sot në samit marrëveshjet e përbashkëta midis tyre.

Marrëveshjet kanë të bëjnë me sigurinë ushqimore, kulturën, energjetikën dhe emergjencën civile.

1.Marrëveshja e sigurisë ushqimore
2.Memorandumi i mirëkuptimit në fushën e kinematografisë për Ballkanin Perëndimor
3.Marrëveshja për bashkëpunimin në fushën ë bashkëpunimit të minierave dhe energjisë
4.Plani operativ në fushën e emergjencave civile

Samiti i radhës për “Ballkanin e Hapur” çeli sot punimet në Beograd, me pjesëmarrjen e liderëve partnerë të nismës për të vijuar me një sërë takimesh dhe aktivitetesh gjatë ditës së sotme.

Kryeministri shqiptar Edi Rama iu adresua Samitit me një fjalë, ku ndër të tjera theksoi se Ballkani është për Evropën, po kaq i rëndësishëm sa ç‘është Evropa për Ballkanin, shkruan abcnews, transmeton Klankosova.tv.

Related posts

Eci 3 vjet në këmbë nga Afrika e Jugut deri në Mekë për të kryer haxhin

admin

Shuhet pjesa më e madhe e vatrave të zjarrit në Shqipëri

admin

Mbahet Forumi ” Paqe ty Evropë, paqe ty Ballkan” në Slloveni

admin