RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Balluku: Nëse do të shikohet e nevojshme ne do të jemi të gatshëm për trajnimin e ushtarakëve ukrainas

balluku:-nese-do-te-shikohet-e-nevojshme-ne-do-te-jemi-te-gatshem-per-trajnimin-e-ushtarakeve-ukrainas

Zv.kryeministrja dhe ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë e Shqipërisë, Belinda Balluku, ka deklaruar se nëse do të shikohet e nevojshme dhe e arsyeshme do të jenë të gatshëm që të mbështesin dhe të bëjnë trajnimin e ushtarakëve ukrainas në Shqipëri, transmeton Anadolu.

Në deklaratën e saj pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave të Shqipërisë, Balluku iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve edhe për çështjen e Bazës Ajrore të NATO-s në Kuçovë, e inauguruar disa ditë më parë dhe mbi mundësinë e trajnimit të ushtarakëve ukrainas.

Balluku tha se Baza Ajrore e Kuçovës është një aset i ndërtuar në Republikën e Shqipërisë, por sipas saj është një aset që i përket aleancës së Atlantikut.

Pyetjes nëse është i mundur trajnimi i ushtarakëve ukrainas në Bazën e Kuçovës, ajo iu përgjigj se “Në koordinim të plotë me NATO-n nëse do të shikohet e nevojshme mbi të gjitha dhe e arsyeshme sigurisht ne do të jemi të gatshëm që t’i mbështesim dhe të bëjmë dhe trajnimin e ushtarakëve ukrainas. Përsa i përket kapaciteteve ju siguroj që baza e Kuçovës përmbush të gjitha kapacitetet dhe të gjitha kushtet moderne të të gjitha bazave të tjera të NATO-s dhe ndoshta është dhe më e reja dhe padyshim i ka edhe standardet më të larta të operimit”.

Më 4 mars në Shqipëri u inaugurua Baza Ajrore Taktike të NATO-s në Kuçovë. Shqipëria si një vend anëtar i NATO-s u zgjodh nga Aleanca për ndërtimin e një baze taktike ajrore në rajon.

Balluku gjithashtu deklaroi se në mbledhjen e Këshillit të Ministrave të Shqipërisë kanë miratuar projektligjin për komunikimet elektronike në Republikën e Shqipërisë, që sipas saj, synon që të përafrojë këtë ligj me të gjithë kuadrin e Bashkimit Evropian (BE).

Related posts

Dy senatorë i kërkojnë Blinkenit vëmendje për shqiptarët e Luginës

admin

Qeveria: Hap pas hapi, Kosova po i afrohet Bashkimit Evropian

rezart morina

Kosova dhe Italia nënshkruajnë marrëveshje për fushën e mjekësisë ushtarake

admin