RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Balluku: Porti i ri Durrësit, një nga projektet më të rëndësishme të dekadës së ardhshme

balluku:-porti-i-ri-durresit,-nje-nga-projektet-me-te-rendesishme-te-dekades-se-ardhshme

Zv.kryeministrja dhe ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë e Shqipërisë, Belinda Balluku, në një konferencë për mediat u fokusua në disa nga zhvillimet kryesore për vitin 2023 dhe prioritetet për vitin 2024 në sektorët e infrastrukturës dhe energjisë, raporton Anadolu.

Në konferencën e zhvilluar në ambientet e Pallatit të Kongreseve në Tiranë me drejtues të disa institucioneve në varësi të ministrisë që ajo drejton, Balluku u shpreh se infrastruktura rrugore është ajo që tërheq vëmendjen kryesore dhe sipas saj viti 2024 do të shënojë momente të rëndësishme për infrastrukturën rrugore.

Projektin e Portit të ri të Durrësit, Balluku e konsideroi si një nga projektet më të rëndësishme të dekadës së ardhshme.

“Një nga projektet (Porti i ri të Durrësit) i cili do ta vendosë Shqipërinë në një nivel tjetër, përsa i përket industrisë detare, në një nivel tjetër sa i përket një nyje lidhëse në Mesdhe. Sigurisht sipas planeve tona të mirë studiuara do të jetë edhe një nyje ushtarake pasi ne i kemi propozuar NATO-s dhe kemi marrë le të themi një lloj aprovimi dhe mbështetjeje nga NATO sa i përket idesë për të pasur edhe një bazë detare të Aleancës”, u shpreh Balluku.

Ajo shtoi se nga ana tjetër projekti i Portit të ri të Durrësit është një projekt rajonal që do të ndikojë fuqishëm sipas saj në ekonominë e Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës. Sipas Ballukut, në tremujorin e parë të vitit 2024 planifikohet hapja e garës ndërkombëtare për ndërtimin e Portit të ri të Durrësit.

Ajo shtoi se janë duke pritur përfundimin e Aeroportit Ndërkombëtar të Vlorës, i cili sipas saj është në 32 për qind të totalit të punimeve.

Duke folur për sektorin e energjisë, Balluku tha se është bërë një punë e mirë nga Ministra e Infrastrukturës dhe Energjisë për implementimin e strategjisë së diversifikimit të energjisë.

“Diversifikimi i burimeve është padyshim kolona bazë dhe e qëndrueshme e strategjisë tonë për energjinë në Republikën e Shqipërisë”, theksoi Balluku.

Balluku u shpreh se kanë identifikuar rritje të interesit të bizneseve private për të investuar në energji të rinovueshme.

Related posts

Nëntë të vdekur në aksidentin në Turqi

admin

Londra ndez “dritat e Ramazanit”

admin6

Osmani pranon letrat kredenciale nga ambasadori jorezident i Katarit

admin6