RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Balotazhi, qytetarët në 18 komuna votojnë për udhëheqësit e tyre

balotazhi,-qytetaret-ne-18-komuna-votojne-per-udheheqesit-e-tyre

Sot, më 9 nëntor, në Kosovë do të zhvillohet raundi i dytë i zgjedhjeve lokale (balotazhi) në 18 komuna, ku qytetarët do të zgjedhin kryetarët e tyre.

Balotazhi mbahet në 18 komuna të vendit, përfshirë: Gjakovë, Gjilan, Dragash, Kaçanik, Klinë, Fushë-Kosovë, Mitrovicë e Jugut, Obiliq, Rahovec, Pejë, Prishtinë, Prizren, Suharekë, Viti, Vushtrri, Junik, Mamushë dhe Kllokot.

Në këto komuna, qytetarët do të kenë mundësinë të zgjedhin mes dy kandidatëve më të votuar nga raundi i parë i zgjedhjeve lokale.

Sipas të dhënave të KQZ-së, të drejtë vote kanë mbi 1 milion e 316 mijë qytetarë me të drejtë votimi.

Related posts

Ekspertët paralajmërojnë për temperatura rekord në Kinë

admin

Vriten 2 të rinj palestinezë në sulmet e ushtrisë izraelite dhe kolonëve hebrenj në Bregun Perëndimor

admin

OKB: Numri i fëmijëve të kequshqyer në Gaza vijon të jetë shokues!

Muhamet Ramadani