RTV AHIRETI
Shëndetësi

Bananet këshillohet t’i hani çdo ditë, por asnjëherë në këtë orar

bananet-keshillohet-t’i-hani-cdo-dite,-por-asnjehere-ne-kete-orar

Një hulumtim i kryer nga Universiteti Alabama zbuloi se konsumimi i bananeve çdo ditë mund të ndihmojë në parandalimin e sulmeve në zemër dhe tru. Kjo për shkak të nivelit të lartë të kaliumit që gjendet në këtë frutë, i cili ndikon në shëndetin e arterieve, shkruan Reader’s Digest. Konsumimi i vazhdueshëm i ushqimeve të pasura me kalium ndikon gjithashtu në rrahjet normale të zemrës.

“Kur trupi nuk ka mjaft kalium, mund të vijë deri tek aritmia dhe potencialisht qarkullimi më i vogël i gjakut në tru, muskuj dhe organe”, tha dietologu Michelle Routhenstein.

Megjithatë, banania nuk është një zgjedhje e mirë për konsumim në mëngjes për disa arsye. Së pari, banania i ka rreth 25 për qind sheqer, që nuk është një sasi e mirë menjëherë pas zgjimit.

Gjithashtu, edhe pse do të ndihemi plot energji menjëherë pas bananes, shumë shpejt do të pasojë uria dhe lodhja. Hulumtimet e hershme i kanë treguar të njëjtat rezultate, pasi që ushqimi i pasur me kalium ka efekt pozitiv në uljen e tensionit të gjakut dhe gjithashtu e zvogëlon rrezikun prej sëmundjeve të zemrës. Është e rëndësishme të theksohet se e gjithë dieta duhet të pasurohet me këtë mineral, dhe pastaj trupi do t’ju jetë mirënjohës.

Related posts

Nëse shkoni shpesh në tualet pas kafesë, trupi juaj po ju jep sinjale të qarta

rezart morina

A mund t’ju ndihmojë kafeja me gjalpë të humbni peshë?

rezart morina

Ushqimet që preferohen për qarkullim më të mirë të gjakut

rezart morina