RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Turqia thërret të dërguarin danez dhe atë holandez lidhur me përdhosjen e vazhdueshme të Kuranit

turqia-therret-te-derguarin-danez-dhe-ate-holandez-lidhur-me-perdhosjen-e-vazhdueshme-te-kuranit

Ministria e Punëve të Jashtme e Turqisë ka thirrur të dërguarin e Danimarkës dhe atë të Holandës lidhur me përdhosjen e vazhdueshme të Kuranit, raporton Anadolu.

Sipas burimeve të cilët folën në kushte anonimiteti, për këto “sulme të turpshme” të vazhdueshme ministria turke shprehu pakënaqësinë e saj te i ngarkuari me punë në ambasadën e Danimarkës dhe këshilltari i ministrit të Holandës në Ankara.

“U theksua edhe një herë se Turqia dënon dhe proteston këto veprime në termat më të fortë të mundshëm”, thanë burimet.

Kjo masë vjen pas vazhdimit të djegies së Kuranit përpara ambasadave të Türkiyes në Kopenhagë dhe Hagë, si dhe para ambasadave të disa vendeve muslimane.

Muajve të fundit, figura dhe grupe islamofobike në Evropën Veriore kanë kryer vazhdimisht djegie të Kuranit dhe përpjekje të ngjashme për të përdhosur librin e shenjtë musliman, duke shkaktuar zemërim nga vendet muslimane dhe bota.

Related posts

Ministri për Çështje Fetare të Arabisë Saudite priti në takim shefin e kabinetit të Myftiut Naim ef. Tërnava, mr. Besim Mehmetin

Muhamet Ramadani

Peleshi takon homologun e Kosovës: Vijojmë mbështetjen në proceset euroatlantike

Muhamet Ramadani

Akuzohet se i dha para aktores së filmave p*rnogafikë me të cilën kishte marrëdhënie intime për të heshtur, gjykata hedh poshtë kërkesën e Trump për shtyrjen e procesit

admin