Ministri i Jashtëm Khalilur Rahman i tha parlamentit se Bangladeshi do ta konsideronte “pozitivisht” nëse anëtarët themelues të Paktit të Mekës ftojnë vendet e Azisë Jugore, transmeton Anadolu.
“Bashkimi apo jo me paktin nuk ka ardhur ende, pasi i nënshtrohet qëllimit të palëve të përfshira në pakt. Nëse ata e ftojnë Bangladeshin të bashkohet, atëherë ne patjetër do ta konsiderojmë pozitivisht”, tha ministri i jashtëm.
Ai siguroi parlamentin se Bangladeshi do të vlerësonte përfitimet e mundshme përpara se të merrte ndonjë vendim për t’u bashkuar.
Duke e quajtur paktin një mekanizëm vetëmbrojtës për botën myslimane, Rahman tha: “Më e rëndësishmja, duhet ta mbajmë mend se ai (Pakti i Mekës) është mekanizmi vetëmbrojtës i bashkësisë myslimane botërore. Dhe kjo është çështje e brendshme e familjes sonë, e familjes myslimane. Pra, nuk ka asgjë për të cilën të tjerët të shqetësohen”.
Në anën tjetër, udhëheqësi i opozitës dhe shefi i Jamaat-e-Islami të Bangladeshit, Shafiqur Rahman, tha se bashkimi me Paktin e Mekës ishte “vendim i vetë Bangladeshit”.
“Nëse Bangladeshi merr një vendim në interes dhe nevoja të vendit dhe kombit, askush tjetër nuk ka pse të vuajë (të shqetësohet)”, tha ai në një deklaratë në rrjetet sociale amerikane Facebook.
Turqia, Arabia Saudite dhe Pakistani nënshkruan marrëveshjen e përbashkët të mbrojtjes në një samit trepalësh në Mekë më 7 gusht, duke u zotuar të forcojnë sigurinë kolektive, të thellojnë bashkëpunimin në mbrojtje dhe të promovojnë paqen dhe stabilitetin në rajon dhe më gjerë.
Marrëveshja e Përbashkët e Mbrojtjes në Mekë u nënshkrua nga Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan, Princi i Kurorës Saudite Mohammed bin Salman dhe Kryeministri pakistanez Shehbaz Sharif gjatë samitit në Pallatin Al-Safa.

