RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Banorët e Gazës djegin plastikë për të gatuar mes krizës së thellë të karburantit

banoret-e-gazes-djegin-plastike-per-te-gatuar-mes-krizes-se-thelle-te-karburantit

Në Khan Younis dhe zona të tjera të Gazës jugore, palestinezët po mbledhin plastikë nga një vendgrumbullim mbeturinash për ta përdorur si lëndë djegëse për gatim, pasi mungesa e karburantit është bërë kritike.

Sipas UNRWA-s, pothuajse të gjitha tokat bujqësore në Gaza janë shkatërruar ose janë të paarritshme, ndërsa vetëm një pjesë shumë e vogël ka mbetur e padëmtuar – duke e bërë edhe më të vështirë sigurimin e burimeve ushqimore.

Krizës së ushqimit i shtohet edhe kriza e karburantit: mungesat e thella kanë detyruar banorët të djegin mbeturina plastike, pavarësisht tymit toksik që prodhohet. OKB-ja paralajmëron se situata ka arritur një nivel ekzistencial për 2.1 milionë banorët e Gazës, teksa lufta vazhdon për më shumë se dy vjet. /mesazhi

Related posts

Dëshpërimi i vajzave të reja në Afganistan nga privimi i mundësisë për t’u shkolluar

admin

Qeveria në diskutime për format dhe mënyrën e vendosjes se pagesës për shfrytëzim të autostradave

Muhamet Ramadani

“Doktor vdekja”, mjeku dënohet me burg përjetë! Helmoi 30 pacientë, 12 prej tyre vdiqën

admin