RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Barcelona pritet të ketë krizë për ujë

barcelona-pritet-te-kete-krize-per-uje

Autoritetet në Spanjë kanë paralajmëruar Barcelonën dhe pjesët e tjera se mund të përballen me reduktime të ashpra të ujit gjatë muajve të ardhshëm.

Më shumë se gjashtë milionë banorë në verilindje të Spanjës do të përballen me mungesë të ujit, shkaku i thatësisë ekstreme në rezervuarin Sau.

Në muajin shtator të vitit të kaluar është shpallur gjendje emergjente. Sistemi i lumit Ter-Llobregat furnizon me ujë qytetet, si Barcelona dhe Girona.

Qeveria spanjolle ka thënë se rezervuarët e ujit kanë rënë në 27 për qind të kapacitetit. Vetëm rezervuarët e lidhur me pellgun e lumit Guadalquivir në Andaluzinë jugore janë në gjendje më të keqe, me 26% të kapacitetit.

Në një përpjekje të jashtëzakonshme për të kursyer çdo pikë të fundit uji, autoritetet zhvendosën me sukses rreth 13 hektometra kub ujë nga rezervuari Sau i Katalonjës në javët e fundit.

Për të siguruar cilësinë e ujit dhe për të shmangur ngordhjen masive të peshqve, autoritetet asgjësuan 4 mijë peshq që u përkisnin specieve pushtuese. /koha

Related posts

Nëntë të vdekur nga shpërthimi në minierën e thëngjillit në Indonezi

admin

Serbia bllokon fondet për shqiptarët e Luginës, reagon Prishtina zyrtare: Kemi njoftuar BE-në dhe ndërkombëtarët

admin

Gjermania forcon ushtrinë/ Bundestagu miraton blerjen e “dronëve kamikaze”! Si funksionon ky sistem ajror

admin