RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Austin: Ne presim që Suedia të anëtarësohet në NATO përpara samitit në korrik

austin:-ne-presim-qe-suedia-te-anetaresohet-ne-nato-perpara-samitit-ne-korrik

Qeveria e SHBA-së pret që Suedia të bashkohet me NATO-n përpara samitit të aleancës perëndimore të mbrojtjes në Vilnius këtë verë, pavarësisht kundërshtimeve të Turqisë dhe Hungarisë për pranimin e vendit nordik në aleancë.

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin gjatë një vizite sot në portin detar të Musko, i tha homologut të tij suedez, Pal Jonson se pas pranimit të Finlandës, së fundmi si anëtarja e 31-të e NATO-s, ai shpresonte se Suedia do të mirëpritej së shpejti, si anëtarja e 32-të.

“Ne do të vazhdojmë të mbështesim pranimin tuaj të shpejtë në NATO dhe të punojmë për ta përshpejtuar procesin përpara verës”, tha Austin.

“Ju jeni një partner i madh. Ne presim që shumë shpejt të jemi në gjendje t’ju quajmë aleat”, shtoi ai.

Suedia aplikoi për anëtarësim në NATO në maj të viti 2022 së bashku me Finlandën, pas pushtimit të Ukrainës nga Rusia.

Finlanda u bë zyrtarisht anëtare e NATO-s më 4 prill, pasi të gjitha vendet anëtare ranë dakord për pranimin e saj në aleancë.

Ndërsa Suedia mbetet ende në pritje të ratifikimit të protokollit për anëtarësimin e saj në NATO nga Turqia dhe Hungaria.

Udhëheqja turke vazhdon të akuzojë Suedinë për mungesë të angazhimit kundër organizatave terroriste, në veçanti Partisë së ndaluar të Punëtorëve Kurdë PKK.

Austin theksoi se anëtarësimi i Suedisë në NATO do të nënkuptonte një aleancë më të fortë të mbrojtjes në një Evropë më të sigurt.

Me heret, kancelari gjerman, Olaf Scholz tha se qeveria gjermane besonte se Suedia do t’i bashkohej Finlandës si një anëtare e re në aleancë, deri në samitin e NATO-s, në Lituani./atsh

Related posts

India nis misionin e parë drejt Diellit – VIDEO

rezart morina

Katari mirëpret vendimin e GJND-së

admin

Osmani takoi komandantin e NATO-s në Napoli, flasin për tranzicionin e FSK-së

admin