RTV AHIRETI
Shëndetësi

Barnat në Kosovë me një çmim, nga janari

barnat-ne-kosove-me-nje-cmim,-nga-janari

Projektligji për çmimin e barnave fillimisht u miratua në qeveri në mars, e pas tre muajsh, në kuvend mori dritën jeshile në lexim të parë.

Ky dokument ligjor synon rregullimin e tregut farmaceutik privat dhe unifikimin e çmimeve ashtu që qytetarët nuk do të orvaten për të gjetur barnatoren me çmimet më të lira.

Megjithëkëtë, qytetarët këtij ligji do ia shohim hairin tek në fillimin e vitit 2024, të paktën sipas farmacistëve. Këta të fundit thonë se janë disa procedura tek komuniteti farmaceutik, të cilat do të pasojnë pas miratimit të ligjit dhe hyrjes në fuqi të tij.

Procedurat përfshijnë ofertimin e çmimeve tavan nga depot dhe furnizuesit që më pas të përcaktohet çmimi final dhe më pastaj, pacientët ilaçet kronike do t’i blejnë me çmim të njëjtë kudo në barnatoret e Kosovës, gjë e cila mungon tani.

Related posts

Ulni tensionin e lartë pa ilaçe por me metoda natyrale

Muhamet Ramadani

Lëreni një qepë të qëruar në dhomë, absorbon bakteret dhe ulë gjasat për ftohje

admin

Pse disa të rritur mezi flasin me prindërit? Psikologët tregojnë 10 përvoja të dhimbshme

RTI