RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Senatori Peters dhe ambasadori Hovenier takohen me Ministrin Mehaj

senatori-peters-dhe-ambasadori-hovenier-takohen-me-ministrin-mehaj

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, bashkë me drejtorin e Drejtorisë së Inteligjencës në MM, gjeneralmajor Gëzim Hazrolli, ka pritur në takim senatorin amerikan Gary Peters, të shoqëruar nga ambasadori amerikan Jeff Hovenier.

Në këtë takim diskutuan për situatën aktuale gjeopolitike, luftën në Ukrainë, kontributin e ofruar nga Kosova si pjesë e Grupit të Kontaktit për Mbrojtjen e Ukrainës, ku po ashtu, gjatë takimit ministri Mehaj theksoi faktin e mbështetjes që Rusia ka nga Serbia në Ballkan, si i vetmi shtet që në vazhdimësi ka përkrahur politikat pro-ruse dhe refuzon të vendosë sanksione ndaj këtij agresori.

Gjithashtu, ministri Mehaj e njoftoi senatorin Peters për zhvillimet në Kosovë, procesin e dialogut me Serbinë, si dhe avancimet e Forcës së Sigurisë së Kosovës në implementimin e Planit Gjithëpërfshirës të Tranzicionit, bashkëpunimin me partnerët tanë strategjikë, e po ashtu për ushtrimin ndërkombëtar që po zhvillohet në Kosovë, “Defender Europe ’23”, si shembull konkret që dëshmon ngritjen e kapaciteteve të FSK-së për të siguruar ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në vend, rajon dhe më gjerë.

Në anën tjetër, senatori Peters shprehu vlerësimin e tij të lartë për avancimet që Kosova ka bërë jo vetëm në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes, por, gjithashtu në mirëqeverisjen e vendit në shumë drejtime, duke dëshmuar qëndrimin pro vlerave perëndimore dhe pro NATO-s, aleancës që stoikisht mbështetë ruajtjen e paqes dhe pavarësisë së shteteve.

Related posts

Nancy Pelosi mbështet Kamala Harris për presidente: Do na çojë drejt fitores

admin

Rusia: Vizita e Zelenskyt në Uashington tregon se as Ukraina e as SHBA-ja s’duan paqe

admin

Të paktën 116 të vdekur dhe 42 të zhdukur në përmbytjet në ishullin Sumatra të Indonezisë

RTI