RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Bashkatdhetarët po detyrohen të paguajnë polica kufitare nga punonjësit e BKS-së

bashkatdhetaret-po-detyrohen-te-paguajne-polica-kufitare-nga-punonjesit-e-bks-se

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka deklaruar se ka raportime që disa punonjës të Byrosë Kosovare të Sigurimit po i detyrojnë bashkatdhetarët që të paguajnë polica kufitare që tashmë është e paguar nga Qeveria.

Duke bërë thirrje që të mos paguajnë për sigurimin kufitar, Murati përmes një postimi në Facebook i ka quajtur këta punonjës “të papërgjegjshëm”, që sipas tij, nuk i informojnë saktë bashkatdhetarët që polica kufitare është e subvencionuar për vetura deri në 9 pasagjerë.

“Ftoj të gjithë ata bashkatdhetarë që janë ballafaquar me raste të tilla, ku u është kërkuar të paguajnë për policën kufitare e që do duhej ta merrnin falas, që rastet t’i raportojnë tek policia në numrin 192”, ka shkruar ai.

Murati tutje ka thënë se disa raste tashmë janë raportuar se ka pasur edhe procedim penal për punonjësit e BKS-së.

Ai gjithashtu ka ftuar edhe Policinë dhe Prokurorinë që t’i trajtojnë me prioritet këto raste “të keqpërdorimeve”.

Related posts

Qeveria siriane: Grupi terrorist SDF nuk tregoi fleksibilitet në bisedimet mbi integrimin që përfunduan pa rezultat

Muhamet Ramadani

Shpërthen hantavirusi në një anije turistike, OBSH: 3 të vdekur dhe disa të tjerë të prekur

admin

Kurti rithekson: Destruktiviteti i Beogradit nuk duhet të ngadalësoj integrimin e Kosovës në BE

admin