RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Shkollat e Luginës së Preshevës ende pa leje për përdorim të librave shqip

shkollat-e-lugines-se-presheves-ende-pa-leje-per-perdorim-te-librave-shqip

Për shkak se Ministria e Arsimit në Serbi nuk ka dhënë leje për përdorimin e librave shqip, shkollat e mesme në Luginën e Preshevës janë pa libra shqip.

“Mësimdhënësit nuk guxojnë të përdorin librat në gjuhën shqipe pa lejen e Ministrisë”, ka thënë për Radio Club FM, Kryetari i Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në Luginën e Preshevës, Nevzad Lutfiu.

Ai tha se për ta është shqetësuese si Serbia nuk po e respekton afatin ligjor që ishte 60 dite për kthimin e përgjigjes e cila mund të jetë edhe negative.

“Tash e dy muaj nuk kanë kthyer përgjigje. Mësimdhënësit nuk kanë të drejt t’i mësojnë fëmijët me libra shqip. Theksoj se pa libra shqip janë gjimnazet në Luginën e Preshevës. Është shqetësuese qysh ata nuk po e respektojnë ligjin e vet. Të paktën ta kemi një përgjigje, e cila mund të jetë edhe negative, por jemi pa përgjigje”, tha Lutfiu.

Ndryshe, Lutfiu tregoi se i ka dërguar kërkesë për takim ministres së arsimit në Serbi, Slavica Dejanoviq.

Ai tha se janë bërë dy muaj që shtëpia botuese e vetmja shqiptare në Serbi “Albas” nuk ka marrë përgjigje nga Ministria, për aplikimin që në kordinim me Këshillin Kombëtar Shqiptar kishin bërë për lejen e përdorimit të teksteve “Gjuha Shqipe” për vitin e parë, dytë, tretë e katërt dhe të Matematikës të vitit të dytë dhe tretë për Gjimnaz.

“Shtëpia botuse e vetmja shqiptare në Serbi “Albas”, në koordinim me KKSH ka aplikuar për lejen e përdorimit të teksteve “Gjuha shqipe për vitin e I,II,III dhe IV, dhe matematika viti II dhe III (Gjimaz).Sipas ligjit për tekstet shkollore nr. 27/2018, Ministria e arsimit është dashur në afat prej 60 ditëve të kthej përgjigje”.

“Më datë 14.08 janë bërë 60 ditë nga kërkesa dhe ende nuk kemi përgjigje. Për këtë dhe për të gjitha sfidat e arsimit shqip, sot i dërgova kërkesë për takim ministres së arsimit në Serbi, Slavica Gj.Dejanoviq. Kur është në pyetje të ndëshkohen shqiptarët, thirren në ligje, kur është në pyetje interesi i shqiptarëve i shkelin ligjet”, ka shkruar Latifi.

Related posts

Policia me aksion në Leposaviq, sekuestron mallra të kontrabanduara në një market

rezart morina

Franca ndërton spital fushor në Turqi

rezart morina

Britania do të ndalojë hyrjen në vend për kolonët hebrenj të paligjshëm pro-ekstremistë

admin