RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Bashkimi Afrikan dënon grushtin e shtetit në Gabon

bashkimi-afrikan-denon-grushtin-e-shtetit-ne-gabon

Bashkimi Afrikan dënoi fuqishëm “tentativën për grusht shteti” në Gabon dhe i kërkoi ushtrisë të garantojë integritetin fizik të presidentit, familjes së tij dhe figurave të qeverisë, transmeton Anadolu.

Oficerët ushtarakë të Gabonit morën pushtetin sot pasi presidenti Ali Bongo u shpall fitues në zgjedhjet e së shtunës për një mandat të tretë.

Ushtria anuloi rezultatet e zgjedhjeve që shpallën Bongon fitues me 64,27 për qind të votave.

Bongo ka qenë në pushtet për më shumë se një dekadë.

Ushtria tha se denoncon “qeverisjen e papërgjegjshme dhe të paparashikueshme që rezulton në një përkeqësim të vazhdueshëm të kohezionit social, i cili rrezikon ta çojë vendin në kaos”.

Në deklaratën e lexuar në televizionin shtetëror nga Komiteti për Tranzicionin dhe Rivendosjen e Institucioneve (CTRI) thuhej se Bongo po mbahet “në arrest shtëpie, i rrethuar nga familja dhe mjekët e tij”.

Kryetari i Komisionit të Bashkimit Afrikan, Moussa Faki Mahamat, tha se po e ndjek situatën me shqetësim të madh.

Related posts

Ministri rus i Mbrojtjes: Rusia nuk ka interes as ushtarak e as gjeopolitik që të sulmojë shtetet e NATO-s

admin

OBI bën thirrje për sanksione ndaj ministrit izraelit pas vizitës në Xhaminë Al-Aksa

admin

Michel: T’ia ndalim oksigjenin makinerisë luftarake të Rusisë

admin