RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Bastiset një shtëpi në Zubin Potok, gjenden mbi 500 litra alkool e barëra mjekësore të kontrabanduara

bastiset-nje-shtepi-ne-zubin-potok,-gjenden-mbi-500-litra-alkool-e-barera-mjekesore-te-kontrabanduara

Në një shtëpi në Zbulon Potok janë gjetur qindra litra alkool, 82 pako me produkte mishi, produkte higjienike e medicinale të kontrabanduara, raporton teve1.info

Sipas raportit 24-orësh të Policisë, rasti ka ndodhur në fshatin Jasenovik i Poshtëm, ku me vendim të prokurorit janë hapur me forcë dy dyer të një shtëpie.

Rasti po hetohet nga Policia.

“Jasenovik i Poshtëm, Zubin Potok 20.03.2024. Njësia doganore dhe njësitë policore, me autorizim të prokurorit, nën dyshimin për mall të kontrabanduar, kanë hapur me forcë dy dyer të një shtëpie. Gjatë kontrollit në shtëpi, nga zyrtarët doganorë është sekuestruar: një automjet i udhëtarëve, 82 pako me produkte mishi, 3 bidonë me nga 100 litra alkool dhe 11 shishe qelqi x 20 litra alkool, produkte higjienike dhe 81 pako medikamente medicinale (barëra). Rasti në hetime”, thuhet në komunikatë.

Related posts

Joe Biden: Ndihmuam Izraelin të rrëzonte pothuajse të gjithë dronët dhe raketat

rezart morina

Një ditë pas vendimit të GJND-së, pak ndryshime në terren në Gaza

admin6

Burg deri në 3 vjet kush ngroh dhomën më shumë se 19 gradë celcius, Zvicra ashpërson masat për racionimin e energjisë

admin