RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Policia parandalon tri raste, dy kontrabandë me mallra e një falsifikim dokumenti

policia-parandalon-tri-raste,-dy-kontrabande-me-mallra-e-nje-falsifikim-dokumenti

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person për falsifikim të dokumentit dhe ka parandaluar dy raste të kontrabandës me mallra.

Në rastin e falsifikimit të dokumentit i dyshuari mashkull shtetas i Maqedonisë së Veriut, në Aeroportin e Prishtinës kishte prezantuar pasaportë sllovene në emër të një personi tjëtër

“Dje më 21.03.2024, në ora 14:25, në Aeroportin e Prishtinës, është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas i Maqedonisë së Veriut, pasi që i njëjti në kontroll të dokumenteve ka prezantuar pasaportën sllovene me emër të një personi tjetër dhe që dyshohet të jetë i falsifikuar. Dokumenti i dyshuar është sekuestruar. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet n njoftim.

Derisa dy rastet e tjera të kontrabandës me mallra sipas policisë, kanë ndodhur në Leposaviq dhe në magjistralen nga Jarinja në Leshak.

“Në Leposavic, me 21.03.2024, në 21:50 njësia policore ka ndaluar një veturë që drejtohej nga i dyshuari mashkull kosovar i cili kishte hyrë nga Serbia në Republikën e Kosovës përmes rrugëve dytësore ku kishte të ngarkuara mallra të ndryshme (ushqimore dhe pije) për të cilat nuk posedonte dokumentacion. Në konsultim me prokurorin vetura dhe malli i janë dorëzuar doganës ndërsa i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt. Në magjistralen nga Jarinja ne Leshak, më 21.03.2024, është ndaluar vetura pikap me drejtues L.S., 23 vjeçar, gjatë kontrollit të veturës është vërejtur se ishte i mbushur me duhan. Policia në koordinim me organet e drejtësisë dhe doganën e ka trajtuar këtë rast”, thuhet tutje.

Related posts

Rama për “Bloomberg“: Britania e Madhe fajëson Shqipërinë për problemin që duhet ta zgjidhë vetë

admin

Mbreti Salman fton Zelenskyyn si “mysafir nderi” në Arabinë Saudite, bisedime për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë

rezart morina

Sveçla: Dejan Jankoviq është dërguar në paraburgim për 48 orë

rezart morina