RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Bavaria heq rregullin për mbajtjen e maskave ​​në transportin publik

bavaria-heq-rregullin-per-mbajtjen-e-maskave-​​ne-transportin-publik

Autoritetet bavareze kanë hequr rregullin për mbajtjen e maskave ​​mbrojtëse në transportin publik, më shumë se dy vjet pas prezantimit të rregullores për parandalimin e përhapjes së koronavirusit.

Vendimi për të lehtësuar rregullin që nga e shtuna u mor nga qeveria e landit, pasi zyrtarët konfirmuan se spitalet aktualisht po trajtojnë më shpesh, sëmundje të tjera virale sesa Covid-19.

Në landin e Saksonisë-Anhalt, detyrimi për të mbajtur maska në transportin publik u hoq të enjten.

Ministri i Shëndetësisë i Bavarisë, Klaus Holetschek tha se Akti Federal për Mbrojtjen e Infeksionit nuk parashikonte detyrimin për vendosjen e maskave për të luftuar patogjenët e rregullt sezonal si, gripi.

Rregullorja e re do të zbatohet deri më 20 janar 2023.

Lehtësimi i rregullave të Covid-19 në Bavari nuk e ndryshon faktin që banorëve u kërkohet ende të mbajnë maska në transportin në distanca të gjata, një rregull i vendosur në mbarë vendin, në bazë të ligjit federal. /atsh

Related posts

“Kosova nuk është “Metohi’”/ BDI: Qeveria po deformon historinë e Kosovës në librat shkollore

admin

Sirianët festojnë përvjetorin e rënies së regjimit të Assadit me një tubim masiv në Hama

admin

Pakistan, inaugurohet qyteti tendë “Recep Tayyip Erdoğan” i ngritur për të prekurit nga përmbytjet – VIDEO

admin