RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

BBC: Roja bregdetare greke ka shkaktuar vd’ekjen e dhjetëra emigrantëve në det

bbc:-roja-bregdetare-greke-ka-shkaktuar-vd’ekjen-e-dhjetera-emigranteve-ne-det

Roja bregdetare greke ka shkaktuar vdekjen e dhjetëra emigrantëve në Mesdhe gjatë një periudhe trevjeçare, thonë dëshmitarët, duke përfshirë nëntë të cilët u hodhën qëllimisht në ujë. Të nëntë janë në mesin e më shumë se 40 personave që dyshohet se kanë vdekur si pasojë e dëbimit me forcë nga ujërat territoriale greke ose të lënë përsëri në det pasi arritën në ishujt grekë, sipas një analize nga BBC.

BBC ka publikuar pamjet e 12 personave në një varkë të rojes bregdetare greke, të cilët më pas u braktisën në një gomone. Qeveria greke është akuzuar prej kohësh për kthime të detyruara, duke i shtyrë njerëzit drejt Turqisë, prej nga kanë kaluar, gjë që është e paligjshme sipas ligjit ndërkombëtar.

Kjo nuk është hera e parë që BBC raporton për incidente të tilla që kanë ndodhur si rezultat i veprimeve të rojes bregdetare greke. Media britanike raportoi për 15 incidente nga maji 2020 deri 2023, ku rezultuan me 43 vdekje. Në pesë nga incidentet, emigrantët thanë se u hodhën direkt në det nga autoritetet greke.

Në katër prej këtyre rasteve ata shpjeguan se si kishin zbritur në ishujt grekë, por u braktisën. Në disa incidente të tjera, migrantët thanë se ishin futur në gomone të fryrë pa motorë, të cilat më pas u shfrynë, ose dukej se ishin shpuar.

Një burrë nga Kameruni ka rrëfyer për BBC se si u ndoq nga autoritetet greke pasi zbarkoi në ishullin Samos në shtator 2021.

“Ne mezi ishim ankoruar dhe policia erdhi nga pas. Ishin dy policë të veshur me të zeza, dhe tre të tjerë me rroba civile. Ata ishin të maskuar, i shihje vetëm sytë.”, tha ai.

Ai dhe dy të tjerë, një tjetër nga Kameruni dhe një burrë nga Bregu i Fildishtë, u transferuan në një varkë të rojes bregdetare greke, ku ngjarjet morën një kthesë të tmerrshme.

“Ata filluan me [tjetrin] kamerunian. E hodhën në ujë. Burri nga Bregu i Fildishtë tha: ‘Më shpëto, nuk dua të vdes… dhe më pas vetëm dora e tij ishte mbi ujë dhe trupi i tij ishte poshtë. Ngadalë dora i rrëshqiti poshtë dhe uji e përfshiu.”, thotë ai. /abcnews

Related posts

Presidenti i Juventusit në taleshe, Guardia di Finanza u sekuestron 75 milionë euro

admin

Shkuan për ta arrestuar, ish i dënuari qëllon me armë drejt efektivëve! Vriten 3 pjesëtarë të forcave të rendit në Karolinën e Veriut dhe autori i dyshuar

admin

Sot mbahet protestë kundër mbylljes së rrugës “George Bush”

rezart morina