RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Kovaçevski: Ndërtimin e korridoreve nuk ka kush e ndalë

kovacevski:-ndertimin-e-korridoreve-nuk-ka-kush-e-ndale

Kryeministri Kovaçevski gjatë një brifingu me gazetarët ka deklaruar se askush nuk mund ta ndalojë ndërtimin e Korridorit 8 dhe 10D.

Ai se ligjet të ndërlidhura me ndërtimin e korridoreve, të shënuara me flamurin evropian, të cilat duhet të miratohen me procedurë të shkurtuar, duhet të miratohen dhe se këtë e kërkojnë edhe kompanitë vendase pasi që e përshpejton procesin e ndërtimit.

“Me partnerët tanë amerikan për “Behtel dhe Enka” nuk kemi folur shumë, për shkak se ajo është votuar ligjërisht ne Kuvend. Nuk kishte asnjë deputet kundër. Projekti tashme ka nisur, makineritë janë në terren dhe nuk do të ndalen. Ndryshimet ligjore duhet të kalojnë në Kuvend, sepse përshpejtohet puna në terren. Këtë e kërkojnë edhe kompanitë tona të vendit”, ka deklaruar Kovaçevski.

Kryeministri foli edhe për vizitën në SHBA, dhe kërkoi nga opizita që të mbështesë rrugën euroatlantike të vendit.

Kovaçevski duke iu referuar ndryshimeve kushtetuese i bëri thirrje opozites që të mbështes këto vendime pasi siç tha bëhet fjalë për të ardhmen e vendit.

“Në VMRO ka individ që nuk pajtohen me udhëheqësinë dhe duan të mbështesin rrugën eurointegruese, por un mendoj që e gjithë VMRO DPMNE duhet të mbështes ndryshimet kushtetuese pasi nuk është e shëndetshme për një parti opozitare të mos mbështes vendime kaq të rëndësishme për vendin” tha Kovaçevski. /shenja

Related posts

Pas 200 orësh shpëtohen katër persona nga rrënojat në Turqi

admin

Eklipsi diellor/ Ekspertët hedhin poshtë pretendimet e çuditshme nga teoricienët e konspiracionit

admin

Xhaferi merr detyrën e kryeministrit nga Kovaçevski

admin