RTV AHIRETI
LajmeLajmetRajon dhe Botë

BE dënon përdhosjen e Kuranit, bën thirrje për mirëkuptim dhe respekt të ndërsjellë

be-denon-perdhosjen-e-kuranit,-ben-thirrje-per-mirekuptim-dhe-respekt-te-ndersjelle

Bashkimi Evropian (BE) ka dënuar përdhosjen e fundit të Kuranit në Suedi dhe Danimarkë, transmeton Anadolu.

Shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell, tha se blloku evropian “rithekson refuzimin e saj të fuqishëm dhe të vendosur të çdo forme të nxitjes së urrejtjes dhe intolerancës fetare”. Ai theksoi rëndësinë e respektimit të diversitetit dhe komuniteteve të tjera fetare.

“Përdhosja e Kuranit ose e çdo libri tjetër që konsiderohet i shenjtë është ofendues, mos respektues dhe një provokim i qartë. Shprehjet e racizmit, ksenofobisë dhe intolerancës nuk kanë vend në BE”, tha Borrell.

Shefi i politikës së jashtme të BE-së gjithashtu bëri thirrje për mirëkuptim dhe respekt të ndërsjellë.

“Këto akte të kryera nga provokatorë individualë u sjellin dobi vetëm atyre që duan të na përçajnë neve dhe shoqëritë tona”, shtoi ai.

Në muajt e fundit janë parë akte të përsëritura të djegies apo përdhosjes së Kuranit nga figura apo grupe islamofobe, veçanërisht në vendet e Evropës veriore dhe ato nordike, duke shkaktuar zemërim nga vendet muslimane dhe nga e mbarë bota.

Related posts

Presidenti francez takon homologun e tij pa’lestinez, diskutojnë mbi situatën në Ga’za

admin

Pyetjet rrjedhin në Viber edhe në pjesën e dytë të Testit të Arritshmërisë

rezart morina

Qeveria e Kosovës aprovon një Program Kombëtar për Mbrojtje Gjithëpërfshirëse

admin