RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Kurti deklarohet për veriun: Heqja e barrikadave mund të shkaktojë viktima

kurti-deklarohet-per-veriun:-heqja-e-barrikadave-mund-te-shkaktoje-viktima

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është deklaruar në lidhje me zhvillimet e fundit në veri të Kosovës.

Duke folur për “TheGuradian”, Kurti tha se serbët kanë vendosur barrikada të shumtë për më shumë se një javë, duke penguar kështu lëvizjen e lirë të autoriteteve kosovare, pavarësisht thirrjeve të SHBA-së dhe BE-së për largimin e këtyre blloqeve ilegale të rrugëve.

Kurti tha se këto barrikada nuk mund të lejohen edhe shumë gjatë.

Ai theksoi se KFOR-i është njoftuar në lidhje me këto zhvillime, por se nuk mund të presin edhe shumë gjatë për t’i larguar ato.

“Shqetësimi ynë [është] se heqja e këtyre barrikadave nuk mund të përjashtojë viktimat. Dhe kjo është arsyeja pse ne duam të jemi sa më të kujdesshëm për t’u siguruar që nuk do të ketë destabilizim dhe se paqja e siguria do të jenë të qëndrueshme. Megjithatë, këtë shkelje të ligjshmërisë dhe kushtetutshmërisë nuk mund ta lejojmë përjetë. Pra, po, kjo duhet të përfundojë, sa më shpejt aq më mirë”, ka thënë Kurti.

Po ashtu ai theksoi se “BE dhe SHBA pajtohen që barrikadat duhet të hiqen. Pora ta janë gjithashtu të shqetësuar se si kjo mund të përdoret dhe të abuzohet nga Beogradi”.

“Mendoj se shqetësimi i partnerëve dhe miqve tanë perëndimorë janë lidhjet e Beogadit me Moskën. Nuk e dimë se si mund të vihen në funksion në rast të rritjes së tensioneve”.

Ndryshe grupe të organizuara kriminale në veri të Kosovës vazhdimisht kanë provokuar qytetarët dhe zyrtarët e Kosovës të cilët funksionojnë në këtë anë, transmeton lajmi.net.

Madje të njëjtit në disa raste i kanë sulmuar ata dhe zyrat në të cilat ata funksionojnë.

Sulme të shpeshta nga këto grupe kriminale pati edhe në drejtim të zyrtarëve policorë të Kosovës.

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka deklaruar të shtunën se institucionet e Republikës së Kosovës i kanë të gjitha kapacitetet për t’i larguar barrikadat dhe në koordinim me partnerët tanë ndërkombëtar janë duke vlerësuar situatën për reagim adekuat.

“Çdo çast i kaluar nën bllokim të barrikadave të ngritura nga grupe të armatosura e kriminale është i tepërt. Institucionet e Republikës së Kosovës i kanë të gjitha kapacitetet për ti larguar barrikadat dhe në koordinim me partnerët tanë ndërkombëtar janë duke vlerësuar situatën për reagim adekuat”, ka shkruar Sveçla.

Ndërsa kryeministri Kurti ditë më parë deklaroi se KFOR-i ka kërkuar pak kohë për heqjen e këtyre barrikadave dhe se janë duke pritur.

Madje ai theksoi se beson se kjo është rruga më e mirë e mundshme për zgjidhjen e situatës së krijuar tash e disa javë.

“KFOR po kërkon pak kohë që shpejt ta kryej këtë punë dhe ne po presim. Nëse pritja jonë për KFOR-in është zbutje, le të quhet zbutje. Por për të mirën e përgjithshme, besoj që megjithatë jemi duke e zgjedhur rrugën më të mirë të mundshme”, kishte deklaruar Kurti në një konferencë për media, pas mbledhjes së Këshillit të Sigurisë.

Kurti e kishte quajtur bllokimin e rrugëve si të papranueshëm, derisa kishte thënë se s’duhet të përsëritet në të ardhmen.

Ai i ka bërë thirrje KFOR-it që ta garantojë lirinë e lëvizjes për të gjithë.

Policia e Kosovës mbrëmë ka informuar se janë nëntë barrikada gjithsej të vendosura në afërsi të pikave kufitare Jarinjë dhe Bërnjak, e të cilat po vazhdojnë të ndalojnë qarkullimin e lirë në mes Kosovës dhe Serbisë dhe anasjelltas.

Related posts

Ushtari australian humb betejën gjyqësore për krimet e luftës në Afganistan

rezart morina

Opozita bojkoton seancën për shkak të koeficientit, Konjufca iu thotë të mos e marrin mëditjen

admin

Shpërthim në një tubim politik në Pakistanin veriperëndimor, të paktën 20 të vrarë

admin