RTV AHIRETI
LajmeLajmetRajon dhe Botë

BE i jep Ukrainës 1.5 miliardë euro pas sulmeve të fundit ruse

be-i-jep-ukraines-1.5-miliarde-euro-pas-sulmeve-te-fundit-ruse

Bashkimi Evropian ka ndarë 1.5 miliardë euro për Ukrainën pas sulmeve ajrore ruse të kryera së fundmi, transmeton Anadolu.

“Dënoj me vendosmëri sulmet ruse ndaj infrastrukturës së magazinimit dhe eksportit të drithërave të Ukrainës”, tha presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen në një postim në Twitter, duke shtuar se BE-ja vazhdon të mbështesë Ukrainën.

“Sot ne paguam 1.5 miliardë euro të tjera, për të ndihmuar në funksionimin e shtetit dhe riparimin e infrastrukturës. Më shumë do të vijnë”, shtoi ajo.

Sulmet ruse me raketa në Ukrainë janë intensifikuar që nga java e kaluar, pas një shpërthimi në urën Kerch, që lidh Rusinë me Gadishullin e Krimesë, të cilin Rusia e aneksoi ilegalisht në vitin 2014.

Të paktën një person u vra dhe 22 të tjerë u plagosën në një sulmin e mbrëmshëm rus me raketa në qytetin jugor të Ukrainës, Odesa.

Gjatë sulmeve u dëmtua gjithashtu një katedrale historike, bëri të ditur Këshilli i Qytetit të Odesës, duke shtuar se kjo është kisha më e madhe ortodokse në Odesa.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyy tha se Kievi do të hakmerret.

Related posts

Forcat izraelite shkatërruan 2 shtëpi të palestinezëve në Bregun Perëndimor

admin

BE i bën thirrje Izraelit të ndalojë menjëherë sulmet tokësore në Rafah

admin6

Turqia dhe Katari përsërisin dënimin e provokimeve izraelite në Xhaminë Al-Aksa

admin