RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Kuvendi mban seancë të enjten e të premten, të fundit për sesionin pranveror

kuvendi-mban-seance-te-enjten-e-te-premten,-te-fundit-per-sesionin-pranveror

Shefja e deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, ka thënë se të enjten dhe të premten do të ketë seancë të Kuvendit.

Seanca e së premtes, sipas Kusari-Lilës, do të jetë e fundit për sesionin pranveror.

“Një seancë mbahet të enjten me pika të papërfunduara dhe të premten do të ketë seancë të re e që do të jetë seanca e fundit për këtë sesion pranveror. Të premten do të jetë në rend dite edhe projektligji për pensionet, projektligj që Qeveria ia ka rekomanduar Kuvendit”, ka thënë ajo.

Mbledhja e Kryesisë ka dështuar për shkak të kuorumit. Thirrja e seancës tani do të bëhet me ftesë të kryeparlamentarit Glauk Konjufca.

Related posts

Ngritet aktakuzë ndaj ish-policit serb, dyshohet se mori pjesë në vrasjen e 19 shqiptarëve

admin

Erdoğan: Komuniteti ndërkombëtar duhet t’i dërgojë mesazh të qartë Izraelit për t’i dhënë fund “masakrës”

admin

Shtetet e Bashkuara të zhgënjyera nga kritikat e Izraelit për dërgesat e armëve: Deklaratat e Netanyahut irrituese

admin