RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

BE-ja dënon plagosjen në Zveçan

be-ja-denon-plagosjen-ne-zvecan

Bashkimi Evropian ka reaguar pas plagosjes së një personi në Zeveçan ku dyshohet se i përfshirë është edhe një pjesëtar i Policisë së Kosovës.

Nëpërmjet një njoftimi thuhet se BE-ja dënon incidentin që ndodhi mbrëmë pranë pikës së kontrollit të Policisë së Kosovës në urën e e Bistricës në komunën e Zveçanit.

“BE-ja në Kosovë dënon incidentin e sigurisë në të cilin një serb i Kosovës u qëllua dhe u plagos mbrëmë pranë pikës së kontrollit të Policisë së Kosovës në urën e Bistricës në komunën e Zveçanit”, thuhet në njoftimin e tyre në Twitter.

Kujtojmë se për këtë rast ka reaguar edhe ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, i cili tha se Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë të shqetësuara që fillimisht u mohua krimi teksa kërkojnë hetim të plotë nga policia për këtë rast.

Related posts

Spiropali takon homologen austriake: Anëtarësimi i plotë në BE brenda kësaj dekade është një projekt ambicioz

Muhamet Ramadani

Rusia njofton marrjen nën kontroll të qytetit Soledar në Donetsk

admin

Rutte telefonatë me Trump për çështjen e Groenlandës: Mezi pres ta takoj presidentin në fundjavë

RTI