RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

BE-ja dhe Ukraina bien dakord të avancojnë mbështetjen prej 45 milionë eurosh për Kievin në vitin 2027

be-ja-dhe-ukraina-bien-dakord-te-avancojne-mbeshtetjen-prej-45-milione-eurosh-per-kievin-ne-vitin-2027

Komisioni Evropian dhe Ukraina kanë rënë dakord të përshpejtojnë punën për alokimin e 45 miliardë eurove në kuadër të Huasë për Mbështetjen e Ukrainës për vitin 2027, transmeton Anadolu.

Sipas një deklarate të përbashkët, të dyja palët thanë se alokimi do t’u nënshtrohet kushteve të përcaktuara, ndërsa do të nisë gjithashtu puna për identifikimin e nevojave shtesë buxhetore dhe të mbrojtjes së Ukrainës.

“Të gjitha palët ranë dakord se edhe partnerët e tjerë duhet të përmbushin angazhimet e tyre financiare dhe të shtojnë përpjekjet e tyre, në dritën e sfidave të konsiderueshme me të cilat po përballet Ukraina”, thuhet në deklaratë.

Komisioni Evropian dhe Ukraina ranë dakord gjithashtu të zhvillojnë takime mujore për të koordinuar përpjekjet e tyre të përbashkëta, shtohet në deklaratë.

Related posts

BE-ja dënon bo’mbardimin e zyrës së Kryqit të Kuq në Ga’za, kërkon hetim të pavarur

Muhamet Ramadani

Trump kërcënon përsëri Iranin: “Shansi i tyre i fundit para prerjes së kokës!”

Muhamet Ramadani

Ambasadori izraelit në OKB: Palestinezët nuk e kanë të drejtë e kthimit

Muhamet Ramadani