RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

BE-ja e quan “plotësisht të papranueshëm” trajtimin e aktivistëve të flotës humanitare nga ministri izraelit

be-ja-e-quan-“plotesisht-te-papranueshem”-trajtimin-e-aktivisteve-te-flotes-humanitare-nga-ministri-izraelit

BE-ja të mërkurën tha se trajtimi i aktivistëve të flotiljes Sumud nga ministri izraelit Itamar Ben-Gvir është plotësisht i papranueshëm, transmeton Anadolu.

“Trajtimi i aktivistëve të flotiljes në videon e publikuar nga ministri Ben Gvir është plotësisht i papranueshëm, siç është theksuar edhe nga kolegët e tij në qeveri”, tha zëdhënësi Anouar El Anouni në një deklaratë në platformën sociale amerikane X.

“Çdo person i ndaluar duhet të trajtohet me siguri, dinjitet dhe në përputhje me të drejtën ndërkombëtare”, shtoi ai.

El Anouni gjithashtu i bëri thirrje qeverisë izraelite të “sigurojë mbrojtjen dhe trajtimin dinjitoz të këtyre aktivistëve” dhe lirimin e menjëhershëm të të gjithë të ndaluarve.

Related posts

“Padrejtësia duhet të korrigjohet”, kryetarja e komunës së Preshevës thirrje Serbisë: Rrisni buxhetin që alokohet për ne

admin

Chollet takohet me Lajçakun, flasin për shtensionimin e situatës në Kosovë

Muhamet Ramadani

Krijohen 120 vende të reja të punës në Kuvend

Muhamet Ramadani