RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Pamjet e turpshme nga Izraeli që po trondisin botën: cili është fati i aktivistit shqiptar nga Vlora?

pamjet-e-turpshme-nga-izraeli-qe-po-trondisin-boten:-cili-eshte-fati-i-aktivistit-shqiptar-nga-vlora?

Monstra Itamar Ben-Gvir, me sjellje të tmerrshme ndaj të arrestuarve të Flotijes Sumud

Një video ku aktivistët e flotiljes së Gazës që u arrestuan në det dhe u dërguan në portin e Ashdodit, tentohet të poshtërohen, fizikisht dhe me fjalë, u publikua nga Ministri i Sigurisë Kombëtare të Izraelit, Itamar Ben-Gvir.

Dhjetëra aktivistë ndërkombëtarë shihen të gjunjëzuar në tokë, me duart e lidhura. Videoja fillon me njërën prej aktivisteve që bërtet “Liri për Palestinën”, përpara se oficerët e policisë t’i tërheqin në tokë për t’i larguar nga ministri gjatë vizitës së tij në objekt.

Me dhjetëra aktivistë të lidhur dhe të gjunjëzuar, Ben-Gvir shihet duke ngritur një flamur të madh izraelit dhe duke bërtitur në hebraisht: “Mirë se vini në Izrael, ne jemi pronarët këtu.” Ministri gjithashtu i drejtohet Benjamin Netanyahut, duke thënë: “I them Kryeministrit – na i jepni për një kohë të gjatë, le t’i fusim në burgje terroristësh.”

 

Në një pamje tjetër, aktivistët shihen në kuvertën e një anijeje, ndërsa luhet himni kombëtar izraelit.

Aktivistët po mbahen në portin e Ashdodit, pasi Ministria e Jashtme njoftoi se misioni i flotiljes së fundit që synonte thyerjen e bllokadës detare të Gazës “ka marrë fund”, me pjesëmarrësit që u transferuan në Izrael.

Midis më shumë se 400 aktivistëve nga 45 vende në anije ishte edhe motra e presidentit irlandez, Catherine Connolly.

Aty gjithashtu ndodhet dhe aktivisti vlonjat Baki Goxhaj.

Izraeli e quajti misionin e flotiljes një “akt propagande për Hamasin”.

Por jo të gjithë në qeverinë izraelite kanë qenë dakort me këto pamje.

Ministri i Jashtëm Gideon Saar sulmoi Ben-Gvir për imazhet që transmetoi: “Ju me vetëdije i shkaktuat dëm vendit me këtë sjellje të turpshme, dhe jo për herë të parë – ju nuk jeni fytyra e Izraelit.” Saar iu referua gjithashtu implikimeve ndërkombëtare të publikimit: “Ju keni shkatërruar përpjekjet e mëdha, profesionale dhe të suksesshme të kaq shumë njerëzve – nga ushtarët e IDF-së deri te punonjësit e Ministrisë së Jashtme dhe shumë të tjerë.

Jo, ju nuk jeni fytyra e Izraelit”.

Qeveria italiane thërret ambasadorin izraelit për shpjegime

Qeveria italiane e quan të papranueshëm trajtimin e aktivistëve të flotiljes së Gazës, duke shtuar se do të thërrasë ambasadorin izraelit për shpjegime.

Në një deklaratë me fjalë të forta, kryeministrja Giorgia Meloni dhe ministri i Jashtëm Antonio Tajani thanë se Italia “kërkon një kërkim falje për trajtimin” e aktivistëve dhe “mungesën absolute të respektit” për kërkesat e qeverisë italiane.

“Imazhet e ministrit Izraelit Ben Gvir janë të papranueshme. Është e papranueshme që këta protestues, përfshirë shumë qytetarë italianë, i nënshtrohen këtij trajtimi që shkel dinjitetin e tyre njerëzor”, thuhet në deklaratë.

Nga ana tjetër, nga Tirana zyrtare nuk ka asnjë reagim për shtetasin e saj që ka qenë nën duart izraelitësh.

Edhe pse qeveria shqiptare rreh gjoksin për miqësinë me këtë shtet gjakatar, kur vjen puna për të ndërhyrë për aktivistin Goxhaj, shfaqet e pagojë. /tesheshi

Related posts

El Nino po bëhet më ekstrem, shkencëtarët paralajmërojnë për pasoja globale

Muhamet Ramadani

Macron dëshiron të vendosë sanksione financiare ndaj familjeve të fëmijëve që përfshihen në protesta

Muhamet Ramadani

Gaza “ferri në tokë” thotë UNRWA

admin