RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

BE-ja i quan ‘të patolerueshme’ bombardimet joselektive në Gaza

be-ja-i-quan-‘te-patolerueshme’-bombardimet-joselektive-ne-gaza

Bashkimi Evropian (BE) i quajti “të patolerueshme” bombardimet joselektive të forcave izraelite në Rripin e Gazës dhe i kërkoi Izraelit të parandalojë viktimat civile, raporton Anadolu.

Përshkallëzimi i konfliktit midis Izraelit dhe Palestinës “është një burim shqetësimi për BE-në”, u tha gazetarëve në Bruksel Peter Stano, zëdhënësi kryesor i shërbimit diplomatik të BE-së.

“Është e papranueshme të shohësh raketa joselektive në Gaza”, shtoi ai.

Zëdhënësi theksoi se Izraeli duhet “të marrë masa paraprake dhe të gjitha masat e mundshme për të parandaluar viktimat civile në operacionet e tij dhe të respektojë ligjin ndërkombëtar humanitar”.

Stano përsëriti thirrjen e BE-së për të dyja palët që të “ushtrojnë përmbajtje maksimale”.

Ai ripohoi mbështetjen e BE-së për rinisjen e procesit të paqes në Lindjen e Mesme në mënyrë që të arrihet një zgjidhje e qëndrueshme politike në vend të armëpushimeve të përkohshme.

Të paktën 25 persona vdiqën dhe 76 të tjerë u plagosën në sulmet ajrore izraelite në Rripin e Gazës gjatë dy ditëve të fundit, sipas Ministrisë palestineze të Shëndetësisë.

Ushtria izraelite nisi sulmet ajrore si pjesë e një kundërofensive pasi raketa u gjuajtën nga Gaza pas vdekjes së një të burgosuri palestinez, i cili ishte në grevë urie në një burg izraelit.

Related posts

Holandë, mbahet tubim në mbështetje të Palestinës

rezart morina

Çdo vit rreth 160 mijë fëmijë janë viktima të dhunës seksuale në Francë

admin6

Stoltenberg: Pa NATO-n Evropa mbetet jo e sigurt

admin