RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Përfaqësuesi Special i NATO-s vizitoi KFOR-in

perfaqesuesi-special-i-nato-s-vizitoi-kfor-in

Zëvendësasistenti i Sekretari i Përgjithshëm për Çështje Politike dhe Politikë të Sigurisë dhe Përfaqësuesi Special i Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s për Kaukazin dhe Azinë Qendrore, Javier Colomina, sot ka vizituar selinë e KFOR-it në Prishtinë.

Komandanti i misionit të KFOR-it, gjeneralmajor Angelo Michele Ristuccia, siç është bërë e ditur në njoftim, e ka informuar Colomina-n për aktivitetet e KFOR-it dhe situatën e sigurisë në rajon.

Ristuccia ka nënvizuar se KFOR-i vazhdon të zbatojë çdo ditë dhe në mënyrë të paanshme mandatin e tij, bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara të vitit 1999, për të siguruar ambient të sigurt dhe liri të lëvizjes për të gjithë qytetarët në Kosovë.

Po ashtu, është shtuar se KFOR-i vazhdon të krijojë kushtet për dialogun e lehtësuar nga BE ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës.

Related posts

Ukraina përgatit kundërofensivën, vullnetarët në ndihmë të ushtrisë

admin

Kryetari i KQZ-së viziton qendrën e votimit në Lagjen e Boshnjakëve

Muhamet Ramadani

Një muaj paraburgim tre të dyshuarve për dallavere me rezerva shtetërore

Muhamet Ramadani