RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

BE-ja ndan 500 milionë euro për industrinë e mbrojtjes

be-ja-ndan-500-milione-euro-per-industrine-e-mbrojtjes

Vendet anëtare të Bashkimit Evropian dhe Parlamenti Evropian ranë dakord sot për një pako mbështetjeje prej 500 milionë eurosh për industrinë evropiane të mbrojtjes për të siguruar artileri dhe raketa për Ukrainën, raporton Anadolu.

Këshilli i BE-së, institucioni i BE-së që përfaqëson shtetet anëtare, njoftoi në një deklaratë se ka arritur “marrëveshje të përkohshme” me negociatorët e PE-së mbi Aktin për Mbështetjen e Prodhimit të Municioneve (ASAP).

Ligji “do të sigurojë urgjentisht 500 milionë euro nga buxheti i BE-së (në çmimet aktuale) për të mbështetur rritjen e kapaciteteve prodhuese për prodhimin e municioneve tokë-tokë dhe të artilerisë si dhe të raketave”, thuhet në deklaratë.

Projektligji i propozuar nga Komisioni Evropian në prill, do të ndihmojë vendet e BE-së të rimbushin arsenalet e tyre dhe të vazhdojnë mbështetjen ushtarake për Ukrainën.

Mbështetja financiare e BE-së do t’u jepet kompanive të industrisë së mbrojtjes në Evropë. Masa duhet të hyjë në fuqi deri në fund të këtij muaji.

Related posts

Shtëpia e Bardhë: Sulmet me raketa iraniane ndaj SHBA-së dhe aleatëve kanë rënë me 90 për qind që nga fillimi i luftës

admin

Osmani akuzoi Serbinë për testimin e dronëve: Ky është mesazhi që u jep fqinjëve

Muhamet Ramadani

Mehaj thotë se FSK ka kapacitete moderne luftarake për mbrojtjen e integritetit territorial

admin