RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

BE-ja planifikon ofensivë diplomatike në Amerikën Latine për t’iu kundërvënë ndikimit rus dhe kinez

be-ja-planifikon-ofensive-diplomatike-ne-ameriken-latine-per-t’iu-kundervene-ndikimit-rus-dhe-kinez

Teksti i zbuluar, i përpiluar nga Shërbimi i Jashtëm i Bashkimit Evropian (EEAS), paralajmëron se 33 vende në Amerikën Latine dhe Karaibe janë gjithnjë e më shumë nën kontrollin e interesave ekonomike të Pekinit dhe ndikimit politik të Moskës

Brukseli ka vënë re zbehjen e ndikimit të tij në Amerikën Latine dhe po përgatitet të rrisë aktivitetet diplomatike dhe marrëdhëniet ekonomike në vitin 2023, sipas dokumenteve të Bashkimit Evropian (BE) të zbuluara nga e përditshmja spanjolle “El Pais”, transmeton Anadolu Agency (AA).

Teksti i zbuluar, i përpiluar nga Shërbimi i Jashtëm i Bashkimit Evropian (EEAS), paralajmëron se 33 vende në Amerikën Latine dhe Karaibe janë gjithnjë e më shumë nën kontrollin e interesave ekonomike të Pekinit dhe ndikimit politik të Moskës.

Ndërsa BE-ja gjatë dekadës së fundit është përqendruar më shumë në vendet fqinje si Libia, Siria dhe Ukraina, Kina i rriti për 26 herë investimet e saj në Amerikën Latine midis 2000 dhe 2020, sipas dokumentit. Po kështu, 21 vende të rajonit kanë nënshkruar iniciativën e Kinës “Brezi dhe Rruga”.

Ndërkohë, vërejtët e disa shteteve të BE-së kanë stopuar marrëveshjen e madhe të tregtisë së lirë BE-Mercosur, ashtu sikur azhurnimet në pritje të marrëveshjeve tregtare me Meksikën dhe Kilin.

Kjo, pjesërisht, i ka mundësuar Kinës që të tejkalojë BE-në (në disa raste edhe SHBA-në) për sa i përket tregtisë në shumë vende të Amerikës Latine.

Ajo që është e rëndësishme është se Amerika Latine është gjithashtu vendi i shumicës së depozitave të litiumit të njohura në botë, si dhe depozitave të mëdha të naftës dhe gazit natyror, thekson teksti.

Ndërkohë, lufta në Ukrainë nxori në pah një zhvendosje drejt Moskës dhe largimit nga Perëndimi në shumë shtete. Gjithashtu vërehet një rritje e ndikimit të Rusisë në opinion.

Megjithëse vendet e Amerikës Latine mbajtën më shumë anën e Perëndimit në votat e OKB-së që dënonin luftën ruse, në Asamblenë e fundit Parlamentare Euro-Amerikane Latine në prill, delegacioni evropian nuk arriti të miratonte një dënim të Moskës, madje duke përdorur gjuhën e njëjtë me Deklaratën e OKB-së.

Ndërkohë, raporti thekson gjithashtu një prirje të liderëve të rinj “antiestablishment”, të cilët mund të kenë më shumë prirje që të largohen nga aleancat tradicionale, si liderët e rinj në Peru, Kili, Honduras, Kosta Rika dhe Kolumbi.

Sipas dokumentit, zgjedhja e Luiz Inácio Lula da Silva në zgjedhjet e ardhshme të Brazilit do ta forconte këtë “tranzicion të jashtëzakonshëm” nga e djathta në të majtë.

Në të njëjtën kohë, BE-ja sheh një rrezik të paqëndrueshmërisë politike në kontinent për shkak të pasojave ekonomike të COVID-19 dhe rritjes së çmimeve të mallrave që i atribuohen luftës në Ukrainë.

Kjo është arsyeja pse Brukseli, nën udhëheqjen e Josep Borrell, dëshiron të përfitojë nga situata aktuale duke nxitur diplomacinë dhe për të shpërndarë fondet kushtuar Amerikës Latine “në mënyrë strategjike dhe për ndikim maksimal”. Sipas raportit, BE-ja po studion një paketë për vitin 2023 që mund të mobilizojë deri në 8 miliardë euro (8,14 miliardë dollarë) investime evropiane në Amerikën Latine.

“Besueshmëria, fuqia dhe ndikimi i BE-së në skenën ndërkombëtare janë në rrezik,” paralajmëroi raporti i EEAS. /aa

Related posts

Iu bë atentat, kryeministri sllovak iu nënshtrua një operacioni që zgjati 5 orë! Drejtoresha e spitalit: Ja si është gjendja e tij

admin

Arrestohet një person pasi sulmoi zyrtarët policor në Prishtinë

RTI

Krerët shqiptarë përshëndesin dakordësimin Kosovë-Serbi

rezart morina