RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Krerët shqiptarë përshëndesin dakordësimin Kosovë-Serbi

kreret-shqiptare-pershendesin-dakordesimin-kosove-serbi

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj përshëndeti arritjen në Ohër të Maqedonisë së Veriut, të dakordësimit publik mes Kosovës dhe Serbisë dhe angazhimit për të zbatuar marrëveshjen bazë dhe të aneksit përkatës.

Begaj vlerëson se, ky dakordësim është një garanci më shumë për paqen, stabilitetin dhe të ardhmen e rajonit në Bashkimin Evropian.

“Besimplotë se garantët e këtij dakordësimi do ta bëjnë atë të detyrueshme e të zbatueshme nga palët. Falënderoj Bashkimin Evropian për ndërmjetësimin dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës për mbështetjen e fuqishme”, u shpreh Begaj.

Rama: Urojmë që marrëveshja e pa nënshkruar, të kthehet në realitet të pakthyeshëm mes Kosovës e Serbisë

Kryeministri Rama shprehu besimin që “djalli të mos fshihet në detaje sonte dhe që marrëveshja e rënë dakord, por e pa nënshkruar të mos jetë një tjetër mashtrim ballkanik! Përndryshe kjo do të ishte një arritje historike që do të shpallte një pranverë të shumëpritur në marrëdhëniet mes dy kombeve më të mëdha të Ballkanit”.

“Dhe le t’i përgëzojmë sinqerisht katër protagonistët e tryezës së sotme të Ohrit, duke uruar që së shpejti marrëveshja e pa nënshkruar të kthehet në një realitet të ri të pakthyeshëm mes Kosovës dhe Serbisë, shqiptarëve dhe serbëve, Ballkanit Perëndimor dhe Bashkimit Evropian”, u shpreh Rama në një postim në twitter. /atsh

Related posts

Dy të vdekur dhe një i lënduar në një aksident të rëndë në Obiliq, policia jep detaje

RTI

Jasharaj: Qëndrojmë ende pas kërkesave tona, në janar vendosim për veprimet sindikale

admin

Sveçla pas sulmit ndaj policisë në veri: Grupet kriminale duan të ngjallin frikë

admin