RTV AHIRETI
KosovëLajmeRajon dhe Botë

BE-ja: Serbia po shkel marrëveshjen e vitit 2015 me arrestimin e shtetasve të Kosovës

be-ja:-serbia-po-shkel-marreveshjen-e-vitit-2015-me-arrestimin-e-shtetasve-te-kosoves

Zyrtarë të Bashkimit Evropian (BE) kanë thënë se Serbia po shkel marrëveshjen e vitit 2015 me rastin e arrestimit të shtetasve të Kosovës, transmeton Anadolu.

Një zëdhënës i Komisionit Evropian tha për mediat në Kosovë se arrestimi i fundit nga Serbia i një veterani të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) është “një shkelje tjetër” e obligimeve të Serbisë të Marrëveshjes për dialogun dhe drejtësinë të vitit 2015.

“Sipas kësaj marrëveshjeje, Serbia është zotuar që të mos iniciojë hetime penale apo ndjekje penale për krimet që pretendohet se janë kryer në Kosovë, përveç nëse një gjë e tillë kërkohet nga autoritetet e Kosovës. Juridiksioni mbi pretendimet për krime të luftës dhe vepra të tjera serioze bie mbi institucionet e Kosovës. I bëjmë thirrje Serbisë që të respektojë zotimet e saj”, tha zyrtari.

Autoritetet serbe kanë kryer disa arrestime të shtetasve kosovarë në territorin e Serbisë, ku së fundmi, më 5 shkurt të këtij viti, arrestuan Mitehat Llozhanin me të hyrë në terrorin serb nga kufiri me Kroacinë, i cili sipas autoriteteve në Beograd, dyshohet për krime kundër popullatës civile.

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës në Kosovë kërkoi angazhimin e bashkësisë ndërkombëtare lidhur me këtë rast.

Sipas Serbisë, i arrestuari dyshohet se ka kryer trajnime si pjesëtar i UÇK-së në Zonën Operative të Dukagjinit më 1998 dhe 1999 “pas së cilave ka marrë pjesë në sulme terroriste kundër anëtarëve të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë dhe ish-ushtrisë Jugosllave”.

Related posts

Siri, pë’rleshje e ar’matosur midis ush’trisë së re’gjimit dhe grupeve lokale në provincën Suwayda

Muhamet Ramadani

Macron kërkon debat europian për armët atomike: Le t’i hapim të gjitha në tavolinë dhe të shohim se çfarë na mbron vërtet

admin

Një i vdekur dhe një i lënduar në një aksident në Prishtinë

Hevzi