RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Siri, pë’rleshje e ar’matosur midis ush’trisë së re’gjimit dhe grupeve lokale në provincën Suwayda

siri,-pe’rleshje-e-ar’matosur-midis-ush’trise-se-re’gjimit-dhe-grupeve-lokale-ne-provincen-suwayda

Në provincën Suwayda në jug të Sirisë ndodhën përleshje të ashpra midis ushtrisë së regjimit të Bashar al-Asadit dhe grupeve lokale të popullatës së rajonit, raporton Anadolu.

Sipas informacionit të marrë nga burime lokale, banorët e Suwaydës kërkuan dje heqjen e postbllokut rrugor të vendosur nga ushtria e regjimit të Asadit në hyrjen veriore të provincës. Nga mbrëmja e kaluar deri në orët e vona të natës u zhvilluan përleshje të dhunshme midis ushtrisë së regjimit të Asadit dhe grupeve lokale, të cilët e refuzuan këtë kërkesë.

Në përleshjet që shpërthyen në tre pika të rajonit nuk pati të vrarë nga asnjëra palë ndërsa kishte kishte të plagosur në radhët e ushtrisë së regjimit të Asadit. Raportohet se janë zhvilluar negociata midis drejtuesve të provincës dhe forcave të sigurisë të regjimit të Asadit për të ndaluar përleshjet dhe për të hequr postbllokun rrugor.

Që nga gushti 2023 në të gjithë Suwaydan ku dominon popullsia druze janë mbajtur protesta kundër regjimit. Regjimi i Asadit në prill të këtij viti dërgoi qindra ushtarë, dhjetëra tanke dhe automjete të blinduara në Suwayda.

Udhëheqësi shpirtëror i komunitetit Druze në Suwayda, Hikmet al-Hijri në deklaratën e tij pas dërgesës ushtarake paralajmëroi kundër rritjes së tensioneve në provincë.

Related posts

“Situatë e tensionuar e sigurisë”/ Serbia bllokon kalimin në kufi, Kosova thirrje qytetarëve: Shmangni me çdo kush kalimin nëpër territorin serb

admin

IKSHPK bën apel të vlohet uji për pije: Masë e domosdoshme për të parandaluar shpërthime epidemike

admin

Palestinë: Këtu janë disa nga zhvillimet kryesore gjatë ditës së kaluar

admin6