RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

BE-ja shpreh keqardhje për mungesën e veprimeve të Serbisë për sulmin në Banjskë

be-ja-shpreh-keqardhje-per-mungesen-e-veprimeve-te-serbise-per-sulmin-ne-banjske

Bashkimi Evropian ka shprehur keqardhje që Serbia ende nuk ka ndërmarrë hapat e nevojshëm për të sjellë para drejtësisë përgjegjësit për sulmin në Banjskë.

Një zëdhënës i BE-së i ka thënë KOHËS se pas vendimit të javës së kaluar lidhur me sulmin në Banjskë, mbetet shqetësuese mungesa e veprimeve konkrete nga ana e Serbisë.

“Pas vendimit të javës së kaluar për sulmin në Banjskë, BE-ja shpreh keqardhje që Serbia ende nuk ka ndërmarrë hapat e nevojshëm për të sjellë para drejtësisë përgjegjësit për sulmet në veri të Kosovës në vitin 2023”, thuhet në përgjigje.

Më 24 prill, Gjykata Themelore në Prishtinë i ka dënuar me burgim të përjetshëm dy të akuzuarit Blagoje Spasojeviq dhe Vladimir Toliq, ndërsa Dushan Maksimoviqin e ka dënuar me 30 vjet burgim.

Sapsojeviq e Toliq nuk kanë qenë prezentë në shpalljen e aktgjykimit, ndërsa Maksimoviq po.

Të tre janë në mesin e 42 personave të akuzuar për këtë rast.

Më 24 shtator 2023 një grup i armatosur serbësh me armatim të rëndë, fillimisht bllokoi urën në fshatin Banjskë të Zveçanit, e më pas sulmoi policët që shkuan në vendngjarje për ta hequr kamionin nga rruga.

Gjatë sulmit të serbëve të armatosur u vra rreshteri Afrim Bunjaku dhe u plagosën dy të tjerë policë.

Sipas aktakuzës së Prokurorisë Speciale, synimi i sulmuesve ishte që ta ndanin veriun nga Kosova.

Related posts

Erdogan do të takohet nesër me homologun e tij azerbajxhanas

admin

Ligjvënësit turq vonojnë votimin për anëtarësimin e Suedisë në NATO

Muhamet Ramadani

Sikur të kisha lind për s’dyti: Katolikja 23 vjeçe konvertohet në islam

admin